Kryeministri Edi Rama ishte mes personaliteteve që morën pjesë në homazhet e organizuara në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit për t’i dhënë lamtumirën e fundit Dhimitër Anagnostit.
Me një buqetë të vendosur pranë arkmortit të Anagnostit ku shkruhej “Lamtumirë mjeshtër dhe mik i paharruar”, dhe në heshtje respekti, Rama nderoi figurën e mjeshtrit të madh të kinematografisë shqiptare dhe shprehu ngushëllimet e tij.
Rama la edhe një mesazh lamtumire në librin e dedikuar për Anagnostin, pas takimit me familjarët e regjisorit të shquar./e.t



