Një tragjedi ka ndodhur në Lisbonë të Portugali, ku trami historik në një lagje turistike të kryeqytetit portugez doli nga shinat dhe u përplas.
Aksidenti ka shkaktuar të paktën 3 të vdekur dhe rreth 20 të plagosur.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë një skenë dramatike, ku trami që transporton qytetarë dhe turistë, është shkatërruar thuajse plotësisht.
Ekipet e emergjencës u angazhuan menjëherë për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat.
Në momentin e aksidentit, në trami kanë qenë 43 persona. Nuk dihet ende origjina e viktimave.
Shkaku i aksidentit nuk është ende i qartë dhe autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes tragjike.
Zyra e presidentit të Portugalisë ka reaguar përmes një deklaratë duke shprehur ngushëllime dhe solidaritetin e tij me familjet e prekura nga kjo tragjedi.
Ky tram historik në Lisbonë, i quajtur “Funikulari Gloria”, është një nga pamjet dhe atraksionet turistike më të famshme në Lisbonë. U hap në vitin 1885 dhe u elektrifikua tre dekada më vonë.