Rama i besoi garën për Tiranën, flet Manastirliu: Është përgjegjësi shumë e madhe

Ogerta Manastriliu ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama i besoi garën për Bashkinë e Tiranës.

Pas përfundimit të Asamblesë së PS, Manastirliu u shpreh për mediat se kandidatura është përgjegjësi, por edhe besim i madh.

Manastirliu shtoi se do të ketë punë të mëdha përpara.

“Është përgjegjësi shumë e madhe. Sapo ka mbaruar mbledhja e Asamblesë, do të kemi kohë të flasim, është besim i madh, përgjegjësi shumë e madhe, do të kemi punë të mëdha përpara”, theksoi ajo./e.t