Në fjalën e tij në mbledhjen e Asamblesë së PS, kryesocialisti Edi Rama propozoi reformim të komisioneve paralamentare në funksion sic u shpreh të integrimit të Shqipërisë në BE
“Sot e gjithë ditën gjejmë ende emërtime antike të Kuvendit Popullor të Republikës së vjetër socialiste për komisionet parlamentare. Po mazallah se gjendet një lidhje organike të kuvendit të një Shqipërie të re, sipas grupkapitujve që nuk mund të kenë adresim të suksesshëm nëse nuk bëhen edhe lënda e parlamentarëve.
Grupi ka bërë pikërisht këtë, kur ka bërë rindarjen e komisioneve të përhershme, janë vendosur në funksion të suksesit të anëarësimit.
Del në pah se numri i lartë i anëtarëve për komision dhe lëvizja nga një komision në tjetrin përbëjnë një problem strukturor që ka penguar Kuvendin të ketë eficensë. Ndaj sygjerohet që për më shumë përgjegjshmëri, në secilën nga fushat prioritare për negociatat, Kuvendit i duhen më shumë komisione të përhershme dhe më pak anëtarë dhe që deputetët mos lëvizin si ambulantë” u shpreh Rama.
Komisioni për ekonominë punësimin dhe financat, qëllimi sjellja e politikave të punësimit, si përbërje organike e gjithë mekanizmit të ekonomisë. Sygjerohet ta drejtojë shumica parlamentare
Komisioni për cështjet ligjore dhe administratën publike, për ligje të standardit europian. Përmes këtij komisioni kuvendi kujdes për hapat ligjore për reformën e adminsitratës publike. Sygjerohet ta drejtojë shumica parlamentare
Komisioni për cështjet e brendshme dhe mbrojtjen. Teksa përgatitemi për të qenë pjesë e hapsirës europiane, mbështesë forcimin e kapaciteteve të sigurisë, si edhe bashkëpunimin me partnerët Sygjerohet ta drejtojë shumica parlamentare
Komisioni për edukimin shkencën dhe sportet, vjen në vijim të rritjes së vëmendjes ndaj shkencës. Sygjerohet ta drejtojë opozita.
Komisioni për Shendetësinë dhe Mirëqenien Sociale Sygjerohet ta drejtojë opozita.
Komisioni për Burime natyrore infrastrukturen dhe zhvillimin e qendrueshëm – Sygjerohet ta drejtojë opozita./e.t