Veliaj rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë kundër masën “arrest me burg”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë, kundër masës së sigurisë “arrest me burg”.

Veliaj ndodhet në qeli prej disa muajsh, si person nën hetim nga SPAK për një çështje të lidhur me korrupsion dhe abuzim me detyrën.

Rekursi është regjistruar më 10 shtator 2025, në lidhje me procedimin penal nr. 27/2024. Çështja aktualisht është në proces shqyrtimi nga Gjykata e Lartë.

Njoftimi i gjykatës:

DETAJET E ÇESHTJES

Nr.Çështjes: 61014-00538-00-2025

Tipi i çështjes: Çështje Penale

Dorëzuesi: ERION VELIAJ

Data e regjistrimit: 10/09/2025

Inicializuar: Rekurs

Titulli i çështjes: PROKURORIA E POSACME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR

Ardhur prej: Gj. Pos kundër Korrupsionit Krimit Org, Shk e Parë

Objekti i padisë/akuzës: Informacioni dy mujor per zbatimin e mases se sigurimit “Arrest ne burg” per personin nen hetim Erion Veliaj dhe per zbatimin e mases se sigurimit “Arrest ne shtepi” per personin nen hetim Elman Abule, lidhur me hetimet paraprake per procedimin penal Nr.27, te vitit 2024 te Prokurorise se Posacme kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar.

Baza ligjore: Neni 248 i K.Pr.Penale.

Statusi i çështjes:Në Proçes

PALËT

Kërkues: PROKURORIA E POSACME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR

Person nën Hetim: ERION VELIAJ

Person nën Hetim: ELMAN ABULE