Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel në rrjetet sociale pamje nga punimet drejt përfundimit të Qendrës së Artit “Vaçe Zela” në qytetin e Lushnjës.
Në postimin e tij, Rama theksoi se ky investim i rikthen qytetit një hapësirë të re kulturore, duke i uruar qytetarëve një të diel të qetë.
“Mirëmëngjes! Dhe me pamjet nga puna drejt përfundimit për rilindjen e Qendrës së Artit “Vaçe Zela” në Lushnjë, një investim që i rikthen qytetit një hapësirë të re kulturore, ju uroj një të diel të qetë”, ka shkruar kryeministri Rama./e.t