Nisja e shkollës ka risjellë edhe rritje të fluksit të fëmijëve, të cilët kanë probleme shëndetësore që nga temperatura, gastroenteritet apo edhe probleme në rrugët e frymëmarrjes. Më të prekurit nga këto shqetësime janë grupmosha 1-6 vjeçare.
Për shkak edhe të luhatjes së temperaturave nga mëngjesi deri në mbrëmje, specialistët rekomandojnë të bëhet kujdes me veshjen e fëmijëve, por edhe me medikamentet.
Për t’u mbrojtur nga gripi stinor, specialistët shprehen se fëmijët nga 6 muajsh deri në 5 vjeç, apo ata që kanë imunitet të dobët, mund të mbrohen edhe me vaksinën antigrip./kb