Dosja 5D/ Këlliçi ankohet pas dëshmisë në GJKKO: Jam pyetur në mënyrë intimiduese

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka folur para SPAK për hetimet që po zhvillohen lidhur me dosjen 5D, duke thënë se është pyetur në mënyrë intimiduese nga avokatët e drejtorëve të përfshirë në çështje.

Ai ka theksuar se pyetjet e bëra ishin më shumë interpretime politike dhe akuza, duke shtuar se është përgjigjur me etikë. Këlliçi deklaroi se të gjitha informacionet dhe dokumentacionet që ka pasur, i ka depozituar në SPAK. Ai shtoi se beteja e tij kryesore është kundër liderëve të lidhur me korrupsionin, si Erion Veliaj, Edi Rama dhe Belinda Balluku.

Deputeti i PD, Belind Këlliçi: U thirra si dëshmitar dhe si kallëzues për dosjen famoze 5D. Jam pyetur nga avokatët e drejtorëve, jam pyetur për rrethanat, jam pyetur në mënyrë intimiduese nga rrethanat, është kaluar në interpretime politike dhe akuza. Më thanë edhe nëse fitova zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Jam pyetur për burimin e informacionit, për teknikalitete që kanë të bëjnë me çështjen. Përgjigjet e mia kanë qenë me shumë etikë.

E kam depozituar gjithë dokumentacionin që kam pasur. Unë kam marrë informacione në mënyrë publike e burime dhe të gjitha i kam depozituar në SPAK. Beteja ime është me Veliajn, me Ramën, me Ballukun, të gjithë që janë përfshirë në afera korruptive./e.t