Në bashkëpunim me studion e filmave me famë botërore Warner Bros, Mahindra ka transformuar SUV-in e saj BE 6 në një version special të “Batman Edition”.
Mahindra, me miratimin dhe (pagesën për mbajtësin e të drejtave), ka krijuar një version special të modelit të saj elektrik BE 6e.
Pjesa e jashtme e makinës ka një bojë unike Satin Black, fellne 20 inç dhe disqe frenash me ngjyrë ari.
Brendësia e makinës është projektuar posaçërisht me lëkurë të zezë karboni, detaje ari dhe disa elementë nga “The Dark Knight”, një nga filmat më të famshëm të Batman-it.
Detajet e Batman-it janë qartë të dukshme në ulëse, butona dhe kontrolle, si dhe në panelin e instrumenteve. Paneli i instrumenteve është i zbukuruar me një pllakë të Batman Edition, dhe një animacion i veçantë mirëseardhjeje përshëndet shoferin në sistemin e informacionit dhe argëtimit.
Gjithashtu, logoja e Batman projektohet në dysheme kur hapni derën. Mahindra BE 6 Batman Edition vjen me një bateri 79 kWh, e cila garanton mbi 600 km autonomi, dhe u lansua në “Ditën Ndërkombëtare të Batman”. Motori elektrik prodhon 286 kuaj fuqi.
Mahindra nuk zbuloi se sa njësi do të prodhojë, por dërgesat e para të kësaj makine elektrike speciale, e cila aktualisht nuk është e disponueshme në Evropë, filluan më 20 shtator. /E.T