Rama: Çdo euro e investuar në shkencë të përkthehet në përparim të prekshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është e angazhuar seriozisht në fushën e shkencës dhe inovacionit, duke theksuar rëndësinë e standardeve dhe llogaridhënies në çdo projekt madhor shkencor, infrastrukturor apo arsimor.

“Manoshkenca dhe nanoteknologjia janë shkenca kampione të shekullit 21. Duhet të harmonizojmë arsimin e lartë me strategjinë tonë për inovacionin, nga klasat te laboratorët dhe start-up-et. Kjo nuk është luks, por nevojë,” u shpreh ai.

Rama tha se brenda dekadës së ardhshme, synimi është që çdo i ri shqiptar që dëshiron të studiojë teknologjitë e avancuara, ta bëjë këtë brenda vendit. Ai theksoi gjithashtu se bashkëpunimi me universitetet evropiane është tashmë në proces dhe po jep rezultatet e para.

“Shqipëria është një vend i hapur dhe mikpritës, ku çdo investim në shkencë duhet të përkthehet në përparim të prekshëm dhe më shumë mundësi për të rinjtë tanë,” përfundoi Kryeministri./kb