Nga sot pagesa e taksave të mjeteve mund të bëhet online në e-Albania!

Kryeministri Edi Rama ka bërë një njoftim rëndësishëm për qytetarët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeversisë shprehet se duke filluar që sot pagesa e taksave të mjeteve mund të bëhet online përmes platformës e-Albania.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër shërbim të ri, që nis nga sot, pagesa e taksave të mjeteve ONLINE në e-Albania, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Në videon e shpërndarë nga kryeministri theksohet gjithashtu se kjo risi do të sjellë kursimin e 11 mijë e 500 ditëve pune, do t’u kursejë qytetarëve mbi 4.7 milionë km rrugë dhe 331 mijë litër karburant./e.t