Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se qytetarët do mund të paguajnë faturat e energjisë edhe me kartë bankare në çdo pikë shërbimi të OSHEE-së. Balluku thekson se ky është një tjetër shërbim i shpejtë, i thjeshtë dhe mbi të gjitha pa asnjë kosto shtesë.
“Një tjetër hap konkret nga OSHEE Group për t’i bërë sa më të lehta shërbimet. Modernizohemi çdo ditë, për të qenë sa më afër qytetarëve”, shprehet ministrja Balluku.
Ministrja bën me dije se ky shërbim i ri fillon në Tiranë dhe shumë shpejt do të jetë i aksesueshëm në të gjithë qytetet e vendit. Zv.kryeministrja e konsideron këtë shërbim si një hap përpara, në rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.
“Një hap përpara, në rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve! Tashmë faturat e energjisë mund të paguhen edhe me kartë bankare në çdo pikë shërbimi të #OSHEE. Më shpejt, më thjesht dhe mbi të gjitha pa asnjë kosto shtesë. Ky shërbim i ri fillon në Tiranë dhe shumë shpejt do të jetë i aksesueshëm në të gjithë qytetet e vendit. Një tjetër hap konkret nga #OSHEE Group për ti bërë sa më të lehta shërbimet Modernizohemi çdo ditë, për të qenë sa më afër qytetarëve”, thotë Balluku./kb