Fushata e Tiranës, PS vendos drejtuesit e njësive

Partia Socialiste ka vendosur se cilët do të jenë drejtuesit e njësive për fushatën për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

Fushata e Tiranës/ Drejtuesit e njësive

Lindita Nikolla, Adea Pirdeni, Ervin Hoxha – Nj.1

Olta Xhaçka, Arben Pellumbi, Blendi Klosi – Nj.2

Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Delina Ibrahimaj – Nj. 3

Blerina Gjylameti, Eduard Shalsi – Nj.4

Erion Brace, Niko Peleshi, Taulant Balla – Nj. 5

Blendi Gonxhe, Ceno Klosi – Nj.6

Etilda Gjonaj, Iris Luarasi, Ulsi Manja – Nj.7

Igli Hasani, Milva Ekonomi, Bora Muzhaqi – Nj. 8

Mimi Kodheli, Besfort Lamallari – Nj.9

Fatmir Xhafa, Ermal Elezi – Nj.10

Albana Koçiu, Erion Malaj Rakip Suli – Nj.11

Xhemal, Ornaldo Rakipi për zonat rurale.

Anila Denaj, Sofjan Jaupaj – Nj. 13 (Farkë).

Ashtu siç ishte paralajmëruar u zhvillua këtë pasdite mbledhja e strukturave të Partisë Socialiste në Tiranë, e thirrur nga kreu i PS, njëherësh kryeministri Edi Rama. Mbledhja u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, të cilat përveç Tiranës përfshijnë edhe 5 bashki të tjera të vendit.

Gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi raporton se në mbledhje morën pjesë të gjithë drejtuesit politikë të PS, jo vetëm ata të bashkive që më 9 nëntor do të shkojnë në zgjedhje. Po ashtu ishin të pranishëm edhe ministrat, deputetët, ish-deputetët që nuk morën dot mandat në 11 maj në qarkun e Tiranës, kandidatët që ishin në listë dhe çdo drejtues i strukturës lokale të PS.

Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura dhe Rama ka shpërndarë të gjitha direktivat për zgjedhjet e 9 nëntorit.

Mësohet se të gjithë deputetët dhe drejtuesit politikë që nuk kanë zgjedhje në bashkinë e tyre do të angazhohen në fushatën e Tiranës. Po ashtu përveç drejtuesve politikë në terren do të zbresin edhe ministrat, të cilëve do tu caktohen zona të caktuara./E.T