Qeveria, paketë masash për hapësirat publike, Rama: Forcim i kontrollit në territor

Kryeministri Edi Rama ka paraqitur masat për mbrojtjen e hapësirave publike.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e zhvilluar në Kryeministri, ai tha se masat e marra nga qeveria synojnë, forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike nga zaptuesit, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit si edhe ndëshkimin me forcë të ndërtimtarisë së paligjshme.

“Tërësia e masave që lidhen me Kodin Penal lidhet me atë që e kam paralajmëruar për domosdoshmërine  ngritjes dhe për t’i dhënë fund ndërhyrjeve të paligjshme të të gjitha natyrave në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kjo është një qasje 360 Gradë që shtrihet në të gjitha çështjet e konstatuara. Kam bindjen se do të japë rezultate të konsiderueshme dhe krijon kushte për të gjithë procesin. Jo vetëm për ndërtime pa leje por edhe ndërtime me leje që rëndom bëhen shkak për situata të vështira për njerëz që paguajnë për të blerë një shtëpi dhe më pas hasin pengesa apo pamundësinë për të regjistruar shtëpinë e tyre si pronë e patundshme apo pamundësinë për të hyrë në shtëpi siç ka ndodhur në disa raste”, tha ai./kb