Kryeministri Edi Rama prezanton kapitullin e ri të mbrojtjes civile përmes transformimit të forcës zjarrfikëse dhe inovacionit.
Të pranishëm në këtë aktivitet që zhvillohet në Farkë janë edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu de ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.
Sipas ministrave Vengu dhe Koçiu, inovacioni dhe teknologjia do të jenë pjesë e transformimit të mbrojtjes civile.
“Ashtu sikundër e bëmë të qartë që në momentin e vetë përballjes me zjarret, angazhimi moral dhe ligjor lidhur me banesat dhe krerët e humbur të bagëtive do të mbahet pikë për pikë. Tanimë është inventari i plotë dhe të gjithë ata që kanë humbur banesat apo krerë bagëtish duhet të jenë të qetë për faktin që me kalimin e aktit normativ të qeverisë së shpejti, do dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë. Kjo besoj është shumë e rëndësishme”, tha Edi Rama. /kb