Rama: Flotë e re dronësh dhe qendra të integruara kontrolli

Në prezantimin e projektit të ri për Mbrojtjen Civile, kryeministri Edi Rama nënvizoi se ka nisur një kapitull i ri për Forcat Zjarrfikëse dhe se është e rëndësishme që të forcohen kapacitet.

Megjithëse nënvizoi se është bërë shumë në krahasim me të shkuarën, por ka ende punë për të bërë që forcat zjarrfikëse të jenë në lartësinë e duhur në të gjitha nivelet.

Po ashtu Rama u ndal edhe te Akademia e Forcave Ajrore, duke thënë se do të nisë në Vlorë. Ndër të tjera kryeministri theksoi se ka nisur puna për sistemet e alarmit duke integruar qëndrat e kontrollin për reagim të shpejtë me mjetë tokësore.
“Do të shtojmë në mënyrë të ndjeshme flotën e dronëve. Duhet të pasurojmë këtë fushë. Kemi nevojë dhe kemi filluar punën për sistemet e hershme të alarmit duke integruar qëndrat e kontrollit për reagim të shpejtë me mjete tokësore. Këto janë pak a shumë pikat që përmblidhet kjo përpjekje e përbashkët. Por duam të japin një sinjal të qartë se çdo ditë sipas detyrave në këtë front të gjerë të gjithë duhet të bëjmë punën tonë, sepse që të punojmë për të zvogëluar sadopak dëmin e paevitueshëm. Humbjet e këtij viti kanë qenë humbjet më të mëdha historike, në pyje në njerëz edhe në bagëti. Është një luftë që kërkon shumë durim dhe forcë. Ndërkohë që teknoligjia vazhdon të prodhojë dronë inteligjenë për të kapur më shpej sinjalin. Gjithashtu dua të bëj një vlerësim për Policinë e Shtetit që në këtë sezon ka qenë në gjendje të identifikohë dhe arrestojë psikopatë dhe kriminelë që vënë zjarre. Besoj shumë që fakti që ky sezon solli përmirësim në këtë aspekt edhe këtu kemi hapësirë për të rritur kapacitetet për parandalim duke bërë që sot një punë operative në territor për të identifikuar persona potencialisht të rrezikshëm”, tha ai./kb