Kryebashkiaku i Nju Jorkut 4 ditë në Tiranë me ftesë të Edi Ramës

Marrëdhënia e tij me Shqipërinë është e veçantë, ndaj kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams, përveçse ka dhënë intervista në median shqiptare, bën shqiponjën me duar, simboli shqiptar, merr pjesë në thuajse gjithë ceremonitë shqiptare në Nju Jork, më së fundi, do të zbresë në Shqipëri, me ftesë të kryeministrit Edi Rama, raporton zëdhënësja e kabinetit të Adams.

Ndërkohë që vetë Eric Adams sikurse ka deklaruar nuk do të garojë më për të qenë në krye të bashkisë së Nju Jorkut, por kjo tërheqje e tij nga kandidimi, nuk do të mbyllet pa shkelur në tokën e shqiponjave si kryebashkiak.

Katër ditë do të zgjasë udhëtimi i tij në Shqipëri me qëllim të forcojë marrëdhëniet e biznesit mes qytetit të tij dhe Shqipërisë, dhe jo të eksplorojë mundësi për ndonjë punë të ardhshme.

“Në ditët në vijim, kryebashkiaku Adams do të udhëtojë në Shqipëri, ku do të takohet me kryeministrin, biznesin, liderë të teknologjisë, takime në ndërmarrje dhe të diskutojë mundësi të reja të zhvillohet aktiviteti ekonomik dhe turizmi”,  tha zëdhënësja e Kryebashkiakut Kayla Mamelak në një deklaratë, duke shtuar se kryebashkiaku është ftuar nga kryeministri Edi Rama.

Udhëtimi me avion për kryebashkiakun do të paguhet nga Bashkia, ndërsa qëndrimi në Tiranë, mesatarisht 200 dollarë/nata dhe dieta e transportit 90 dollarë/dita do të dhurohen nga qeveria shqiptare sipas zyrës së kryebashkiakut që nuk do të bjerë në batakun e konfliktit të interesit ndaj edhe çështjet e sigurisë së tij janë dhënë nga qeveria shqiptare.

Në qershor 2025, Kryebashkiaku Adams organizoi një pritje Në gracie Mansion dhe eci gjithashtu në paradën shqiptare. Të njëjtin muaj, Nju Jork Post raportoi se djali 29 vjecar i Kryebashkiakut Jordan Coleman, një reper, mori pjesë në një program ekuivalent me American Idol duke nxjerrë disa klipe nga udhëtimi. Ky i fundit nuk do të udhëtojë me kryebashkiakun.

Lexo edhe :  “Berisha më kërkoi të kandidoj”/ Ilir Alimehmeti tregon pse refuzoi garën për Tiranën

Nju Jorku është shtëpia e një komuniteti të gjerë shqiptaro-amerikan në USA me 60.000 persona që jetojnë në Belmont, Pelham Parkëay, Astoria dhe Tompkinsville.

Axhenda e kryebashkiakut nuk është bërë publike akoma por zëdhënësja tha se do të takohet edhe me anëtarë të parlamentit dhe kabinetit. Ai do të kthehet në Nju Jork të enjten./E.T