Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në homazhet që po zhvillohen në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike më 6 tetor, gjatë ushtrimit të detyrës në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit.
Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit, Rama ka shprehur respektin dhe mirënjohjen për kontributin e gjyqtarit Kalaja në sistemin gjyqësor.
Ceremonia zhvillohet në praninë e përfaqësuesve të lartë të institucioneve shtetërore dhe të sistemit të drejtësisë.
Në homazhe mori pjesë edhe Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari./E.T