Reforma Zgjedhore/Artur Roshi: Do të jemi pro marrëveshjes së 5 qershorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës parlamentare, Artur Roshi deklaroi se deputetët e opozitës parlamentare do të jenë pro marrëveshjes së 5 qershorit.

Roshi u shpreh se ai së bashku me disa deputetë do japin votën pro pasi është kusht për hapjen e negociatave.

PJESË NGA DEKLARATA

Është një marrëveshje e mbështetur nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë. Për sa i përket prekjes së Kushtetutës, ajo përmbledh të drejtat natyrore të qytetarëve. Ajo është simbol i unitetit dhe emocioneve ndërkombëtare dhe ndërhyrja nuk duhet bërë në mënyrë të njëanshme.

Partia Balli Kombëtar është një parti e hapur dhe ne kemi dalë gjithmonë mbi veten. Ne do të jemi pro kësaj marrëveshje, ne nuk morëm atë që deshëm, por është ajo që i duhet vendit. Ne para integrimit nuk mund të zgjedhim një rrugë tjetër, pasi ajo është kusht për hapjen e negocviatave.

Edhe deputeti tjetër i Ballit, Besnik Troplini u shpreh pro. “Balli Kombëtar është një parti e ndërtuar në perëndim dhe sytë tanë kanë qenë përtej detit në BE“. Vota e tretë e deklaruar pro marrëveshjes nga krahu opozitar ishte e Fatjona Dhimitrit. “Nuk mund të mbështes një propozim që heq koalicionet zgjedhore dhe ndihmon Edi Ramën. Unë jam në opozitë me Edi Ramën dhe nuk mund të bllokoj procesin e integrimit” tha ajo.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Pse ndikimet ruse në Shqipëri mund të dëmtojnë më shumë se kudo tjetër. Si t’i dallojmë?

Alba Malltezi Ndikimet ruse nuk duhet të kalojnë thjeshtë dhe pa vëmendjen e duhur në këtë kohë delikate për shoqërinë...

Rama ironizon opozitën/ Vetëm ne e dimë rrugën për në BE!

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se po udhëton nga Brukseli për në Luksenburg, pasi sipas tij, ditën e sotme do të hapet...

Nisin aplikimet për fermerët, pritet mbi 60 mijë përfitues

Nga sot, 14 prill, e deri më datën 30 Maj do të jenë të hapura aplikimet për fermerët për të përfituar nga mbështetja buxhetore....

“Mamaja i mori të gjitha”/ Dhëndri zhduket bashkë me vjehrrën dhe paratë e familjes!

Rahul dhe Shivani, një çift i ri nga Aligarh, në shtetin indian të Uttar Pradesh, do të martoheshin më 16 prill. Ftesat ishin dërguar,...

Perez i ofron premio të majme lojtarëve të Realit në rast kualifikimi ndaj Arsenalit

Florentino Perez u ka ofruar lojtarëve të Real Madridit një bonus të veçantë nëse arrijnë të përmbysin ndeshjen e tyre çerekfinale të Ligës së...

Lajme të tjera

Web TV