Realizon ëndrrën e saj, Tayna bëhet pjesë e Sony Records  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tayna është tashmë një nga emrat më të dëgjuar të muzikës në vend dhe është në kulmin e karrierës shumë të merituar. Në pak kohë, reperja arriti të bëhej një ndër emrat më të njohur të muzikës.

Vetëm pak më parë, Tayna ka bërë të ditur në Instagram se ka hedhur një hap të madh në karrierën e saj.

Ajo ka njoftuar se ka lidhur kontratë me “Sony Music” në Gjermani, një prej shtëpive diskografike më me emër në botë.

“Jam shumë e lumtur që rashë dakord të bashkëpunoj me Sony Music. Pas diskutimeve intensive, ramë dakord se së bashku mund të bëjmë një hap të madh. Kështu, unë do të vazhdoj të zhvillohem nga ana artistike dhe të fokusohem totalisht në muzikë.”- shkruan reperja krahas postimit.

Miqtë, kolegët e fansat e kanë uruar Taynën për këtë arritje, duke u shprehur se ky ishte vendimi më i mirë që mund të merrte./St.Su/Fjala.al

Të fundit

Adriatik Lapaj ‘shpërthen’ ndaj Shabanit: O kamikaz më kishin paralajmëruar për ty

Kryetari i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka reaguar për zhvillimet e fundit brenda koalicionit, duke komentuar edhe përplasjet...

‘Shqipëria 2030’- A mund të ndërtojë ky vend një ‘ëndërr teknologjike’?

Nga Prof. Dr.-Ing. Andonaq Londo Lamani Në 1960-ën shkrimtari Ismail Kadare shkroi poemën “Ëndërr Industriale”. Ishin vitet kur në disa rrethe të vendit u hapën...

Haki Çako: Zjarret në vend në kontroll, situatë e favorshme falë ndryshimit të kohës

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako thotë se situata me zjarret në vend është në kontroll. Në një deklaratë...

Panik në aeroport/ Avioni pëson defekt, evakuohen pasagjerët (VIDEO)

Një incident i frikshëm është shënuar të shtunën pasdite në aeroportin ndërkombëtar të Denverit, ku pasagjerët e një avioni të linjës American Airlines u...

Dështimi i Rithemelimit 1.0 dhe perspektiva e Rithemelimit 2.0

Nga Eduard Zaloshnja Politikanë dhe analistë rrotull Berishës po qarkullojnë në media idenë e një Rithemelimi 2.0, meqë Rithemelimi 1.0 i tij dështoi elektoralisht –...

Lajme të tjera

Web TV