Denoncon ish-deputetja Vokshi: Kujdesi Shëndetësor në Berat vatër infeksioni, drejtoria nuk mbyll institucionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ka denoncuar nëpërmjet një postimi në “facebook” se Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Berat është vatër e Covid-19.

Sipas saj urdhëri për mbylljen e kësaj njësie është dhënë ditën e hënë por drejtori i kësaj njësie refuzon ta mbyllë pasi ka frikë se evidentohet dështimi në marrjen e masave parandaluese.

Kjo njësi nuk është mbyllur edhe psë janë evidentuar 4 raste pozitive punonjës të kësaj njësie.

 Denoncimi i Vokshit:

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Berat, vatër e COVID19 – Drejtori refuzon ta mbyllë!

Sipas informacionit zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë, në Njësinë Vendore tê kujdesit Shëndetësor në Berat janë identifikuar 4 raste pozitiv me Covid19.

Urdhëri për mbylljen e kësaj njësie nga Inspektoriati Sanitar është dhënë që ditën e hënë. Por Drejtori Artur Bani, anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, refuzon ta mbyllë sepse ka frikë se evidentohet dështimi në marrjen e masave parandaluese nga ana e tij dhe e qeverisë. Për Drejtorin rilindas të Edi Ramës, jetët 73 personave staf i Njësisë nuk kanë asnjë rëndesi.

Njësia tashmë është shndërruar në vatër e rrezikshme aktive infeksioni. Ministria e Shëndetësisë, Institucionet përkatëse të marrin masa për mbylljen e saj për aq kohë sa është e nevojshme.

Papërgjegjshmëria e Drejtorit është e dënueshme. Cdokush që rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve duhet të shkojë në burg. Përhapja e sëmundjeve infektive me paramendim apo jo, dënohet me burg sipas ndryshimeve të fundit të Kodit Penal.

Organi i akuzës të veprojë!!  /Ra.My. Fjala.al/

 

Të fundit

Specie e rrallë në Vlorë/Gjarpëri i detit 2.5 metër i gjatë bie në rrjetat e peshkatarëve

Një specie e rrallë, gjarpër deti me gjatësi 2.5 m ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Radhimës. Lloji i gjarpërit...

8 Shkurt 1828/ Zhyl Vern, shkrimtari i fantazive të çmendura që u bënë realitet

 -Në ditën e lindjes së shkrimtarit të madh francez-  Nga Leonard Veizi I pabesueshëm në fantazinë e tij, ai solli për mes letërsisë, një botë ireale...

Veliaj takim me homologët gjermanë/ Marrim përvojë për projektet në shkolla!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim homologët e tij gjermanë, kryebashkiakët e Ulm dhe Neu-Ulm, Martin Ansbacher dhe Katrin...

Raporti i FIFA-s zbërthen merkaton e futbollit shqiptar/ Milionat e fituara nga klubet

Klubet shqiptare kanë ulur numrin e afrimeve gjatë merkatos së janarit në raport me vitet e kaluara, ndërsa kanë rritur “eksportin” jashtë. Ky është...

Bohemi blu dhe rock-u transformist

(Një vështrim mbi stilin poetik të poetit Kliton Nesturi) Nga Pol Milo Kur banda e legjendare e rock-ut, Deep Purple, nxorri albumin The House of Blue...

Lajme të tjera

Web TV