De Biazi, trajneri i ri i Azerbajxhanit, në stol me të edhe Ansi Agolli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rikthehet në stol pas 3 vitesh mungesë, me të do të jetë edhe ish-kapiteni kuqezi, Ansi Agolli. E kishte pohuar edhe nëpër intervista se, me kalimin e epidemisë së virusit korona, do ta shikonim në stolin e një përfaqësueseje evropiane. Dhe kështu ka ndodhur, teksa Xhovani De Biazi i është kthyer detyrës së trajnerit pas gati 3 vitesh. Ish-trajneri i Shqipërisë do të drejtojë përfaqësuesen e Azerbajxhanit.

Lajmi është konfirmuar tashmë në mediat italiane, ndërsa emërimi i tij në krye të kombëtares azere u paralajmëruar gjatë pasdites po nga mediat italiane. Interesant është fakti se në stolin e kësaj përfaqësueseje, do të jetë edhe një “ish” i Kombëtares kuqezi, ish-futbollisti Ansi Agolli. Duhet theksuar që që Xhovani De Biazi mban dhe pasaportën shqiptare.

Dhe mund të themi tashmë se dy shqiptarë do të drejtojnë në vijim Azerbajxhanin. 64-vjeçari De Biazi ishte trajneri që hyri në historinë e futbollit shqiptar, duke arritur t’i drejtonte kuqezinjtë drejt kualifikimit për herë të parë, në fazën finale një veprimtarie ndërkombëtare, siç ishte Euro 2016-ta në Francë. Italiani qëndroi 6 vite në krye të stolit të Shqipërisë, duke arritur bilancin më të mirë me skuadrën shqiptare.

Ndërkaq, ish-kapiteni i Shqipërisë Agolli kthehet në Azerbajxhan, vend ku kaloi vitet më të mira të karrierës së tij. Ai luajti plot 8 vite me Karabakun duke fituar 5 kampionate dhe 3 Kupa të Azerbajxhanit. Ai arriti të luante me këtë ekip edhe në Ligën e Kampioneve dhe atë të Evropës.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

50 mijë shqiptarët që janë lënë jashtë 11 majit

Nga Ylli Pata Administrimi politik i votës së shqiptarëve, ka krijuar gjithë këtë tranzicion tridhjet e ca vjeçar, një koncept...

Katolikët nisin Kreshmen/ Papa mungon në ceremoni, vazhdon trajtimin në spital

Kisha Katolike hapi të mërkurën sezonin solemn të Kreshmës që i paraprin Pashkës, pa pjesëmarrjen e Papa Françeskut. Një kardinal zuri vendin e Atit të...

Studimi: Një në gjashtë fëmijë do të jetë obezë brenda 2050

Studimi i Institutit të Kërkimeve për Fëmijët Murdoch (MCRI) parashikon një rritje dramatike të obezitetit dhe mbipeshës në mesin e fëmijëve dhe adoleshentëve, duke...

Mediat greke irritohen me Ramën dhe Berishën: Po ‘luajnë’ me Greqinë për fushatë!

Gazeta greke “Protothema” ka bërë një artikull mbi deklarimet e ditëve të fundit të Sali Berishës dhe Edi Ramës, sa i takon Greqisë. Sipas...

Tërmeti me magnitudë 6.3 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter goditi sot rajonin kilian të Antofagasta, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) Tërmeti ka...

Lajme të tjera

Web TV