Gjenocidi i Srebrenicës, Rama: Të mësojmë nga leksionet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot viktimat e gjenocidit të Srebrenicës në 1995.

Në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, Rama deklaroi se në kujtimin e këtij krimi mizor, duhet të dalim përtej përkujtimit dhe fjalëve dhe të mësojnë nga leksionet.

“Shkalla dhe egërsia e këtij gjenocidi është një tragjedi që rëndon sot mbi shpirtin tonë, edhe 25 vite më vonë. Unë shpreh respektin ndaj viktimave që u vranë pa mëshirë dhe ofroj ngushëllimet e mia të thella për familjet e atyre që humbën jetën”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se ishte i trishtuar dhe i shqetësuar nga një prirje në rritje për të rishkruar historinë e krimeve që u shpalosën në Srebrenicë dhe zonat përreth, në verën e vitit 1995.

“Rishkrimi me qëllimin e keq i historisë mund të çojë në të njëjtat gabime dhe krime që po bëhen përsëri. Gjyqtarët lokalë dhe ndërkombëtarë kanë dokumentuar atë që ndodhi në Srebrenicë dhe rrethinat e saj në vitin 1995. Kjo nënvizon domosdoshmërinë e dhënies së drejtësisë. Mosndëshkimi nuk është opsion”, deklaroi kryeministri.

“Ne gjithmonë themi se Srebrenica nuk duhet të përsëritet kurrë, por vetëm disa vite më vonë pati një konflikt shkatërrues në Kosovë. Përgjegjësia për krimet u takon atyre që i kanë kryer. Por, shoqëritë janë gjithashtu fajtore nëse ato nuk kujtojnë dhe nuk mësojnë nga leksionet e asaj që ndodhi në Srebrenicë”,-theksoi Rama.

Fjala.al

Të fundit

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj ditën e sotme

Dashi Tani është koha për të eksploruar idetë dhe dëshirat tuaja krijuese. Sigurohuni që jeni në një pozicion që ju lejon të zgjeroheni dhe të...

Ndeshje e jashtëzakonshme, Real Madrid përmbys Cityn në minutën e fundit të sfidë

Champions League dhuron emocione të forta në duelet e para të fazës Play Off. Akti i parë i finales së parakohshme mes Manchester Cityt...

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk dorëzohen kurrë. Dashi është një shenjë...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Lajme të tjera

Web TV