Vetëm gjatë një dite në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetët nga Covid-19 8 persona.
Mësohet se një 24-vjeçare është viktima më e re në moshë që humb jetën në këtë vend. E reja ishte nga Tetova dhe ndodhej në Klinikën Infektive në Shkup ku dhe humbi jetën.
Ndërsa ky qytet mban numrin më të lartë të të vdekurve në 24 orët e fundit , me 4 nga 8 që është totali.
Edhe numri i të infektuarve vijon të jetë i lartë me 199 raste të reja në 24 orët e fundit, prej të cilëve 90 në Shkup.ka.ta/Fjala.al/