Kandidati për President Joe Biden mbështet dialogun Kosovë-Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Marrëveshja duhet të përfshijë njohjen reciproke, por duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të dy shteteve,” thotë ish-zëvendës-presidenti amerikan Joe Biden.

Kujtojmë se Joe Biden kritikon administratën Trump se u përpoq të përjashtonte përfaqësuesit e BE-së nga procesi.

Një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila sjell njohjen reciproke, ruan sovranitetin dhe integritetin territorial të të dy vendeve si dhe përforcon institucionet e tyre demokratike, është thelbësore që Kosova dhe Serbia të ecin përpara” deklaron mes të tjerash Joe Biden.

Deklarata e plotë e Joe Biden

Kam qenë një mbështetës i hershëm dhe i zëshëm i paqes dhe ripajtimit në Europën Juglindore, dhe vendimi nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç për të rifilluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve është një hap vital përpara në këtë rajon kritik.

Një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila sjell njohjen reciproke, ruan sovranitetin dhe integritetin territorial të të dy vendeve si dhe përforcon institucionet e tyre demokratike, është thelbësore që Kosova dhe Serbia të ecin përpara. Ajo do të fuqizonte sigurinë dhe begatinë e të dy vendeve, do të përparonte aspiratën e tyre për anëtarësi në Bashkimin Europian dhe institucione të tjera shumëpalëshe, si dhe do të mbështeste vizionin e një Europe të plotë, të lirë dhe në paqe.

Arritja e këtij synimi kërkon bashkëpunim ndëratlantik. Historia na mëson se kur Shtetet e Bashkuara dhe Europa udhëheqin së bashku, mund t’u japim fund konflikteve dhe të hapim rrugën mundësive të reja për paqe dhe begati – në Europën Juglindore dhe përtej. Ky partneritet nuk ka qenë kurrë më i nevojshëm se sot dhe kërkon nga të gjitha palët që të punojmë së bashku drejt synimit tonë të përbashkët.

Kërkon rolin udhëheqës amerikan dhe partneritet. E megjithatë, Administrata Trump nuk arriti të koordinohet me të dërguarit e Bashkimit Europian — të cilët kanë ndërmjetësuar dialogun mes dy vendeve për gati një dekadë — kur organizoi takimin në Shtëpinë e Bardhë të udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë muajin e kaluar.

Ndërkohë që takimi në fund u anulua, mesazhi për partnerët tanë ishte i qartë dhe i fortë. Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë bashkë me partnerët tanë europianë dhe jo t’u kthejmë kurrizin. Kjo është shpresa jonë më e mirë për të siguruar një zgjidhje të qëndrueshme që do t’ia hapte rrugën drejt një të ardhmeje më paqësore, më të begatë dhe europiane për të dy vendet.

U jap zemër udhëheqësve të Serbisë dhe Kosovës që të hyjnë në këto bisedime me frymën e kompromisit dhe të ripajtimit, duke e ditur që do të kenë mbështetjen e plotë të popullit amerikan.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

“Bisha”, “Seriali”…Ja disa nga pseudonimet që përdornin anëtarët e grupit kriminal

Një grup i fuqishëm kriminal shqiptar me qendër në Durrës u shkatërruar nga autoritetet italiane në bashkëpunim edhe me...

Papa Leone i bën thirrje Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza

Papa Leone XIV i ka bërë thirrje të mërkurën Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke e përshkruar gjendjen...

Pa punë dhe pa ushqim si veproi Julia Ilirjani përballë vajzës dhe skamjes në Amerikë?

Aktorja Julia Ilirjani ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5”, në daljen e saj të parë televizive që pas humbjes në zgjedhjet parlamentare...

Vritet ish-politikani ukrainas! Viktima u qëllua me armë jashtë shkollës së fëmijëve

Një ish-politikan ukrainas u qëllua për vdekje në Madrid këtë të mërkurën (21 Maj). Mediat spanjolle raportojnë se një person i panjohur i armatosur qëlloi...

Reformim i PD pas humbjes?/ Berisha i shmanget pyetjes: Opozita ka shumë probleme

Sali Berisha, në konferencën për mediat, u pyet edhe nëse humbja lidhet vetëm me atë që pretendon ai se u vodhën votat, apo edhe...

Lajme të tjera

Web TV