Vendimi i Turqisë për ta kthyer “Shën Sofinë” në xhami, Janullatos: Veprim tragjik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vendimit të qeverisë turke për ta kthyer në xhami kishën shekullore të Shën Sofisë, e cila në dekadat e fundit ka shërbyer si muze, reagon edhe Kreu i kishës ortodokse shqiptare Anastas Janullatos, i cili është rikthyer në detyrë pas operacionit në zemër.

Janullatos ka reaguar sot lidhur me vendimin e qeverisë turke, për ta kthyer në xhami kishën shekullore të Shën Sofisë. Kjo kishë në dekadat e fundit ka shërbyer si muze.

Sipas Janullatos, ky veprim minon shpresën më të madhe të epokës sonë që është bashkë-ekzistenca e feve dhe qytetërimeve.

Reagimi i plotë i Anastas Janullatos:

Ky veprim bën pjesë në ato vendime dhe veprime tragjike, të cilat minojnë shpresën më të madhe të epokës sonë që është bashkë-ekzistenca e feve dhe qytetërimeve.

Ky vendim na rikthen në aspekte të errëta historike. Një vend si Turqia që dëshiron të jetë pararojë, zgjedh të bëjë rolin e prapashtesës së një kulture të vonuar.

Është mëkat edhe gabim që vaji i fesë të përdoret për të ndezur dhe për t’ju shërbyer qëllimeve nacionaliste. Qëllimi fisnik i fesë është të qetësojë plagët dhe të paqësojë shpirtrat e njerëzve./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV