“Camaj-Koliqi spiunë”/ Artan Shkreli reagon me shkrimin e Adrian Pacit: Shkrimtarët sulmohen edhe në post komunizëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studiuesi Auron Tare pak ditë më parë publikoi  një shkrim i cili shkaktoi shumë debat, për dy figurat e shquara të letërsisë shqiptare Ernest Koliqi dhe Martin Camaj.

Tare në shkrimin e tij, pretendoi se dy shkrimtarët Ernest Koliqi dhe Martin Camaj, kishin qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja të inteligjencës.

Ky konstatim i studiuesit, ndezi polemikat ndaj këtyre dy figurave. Sipas tij këto të dhëna ishin marrë nga dosjet përkatëse të tyre të cilat ai i dispononte.

Lidhur me këtë debat ka reaguar edhe Artan Shkreli i cili shprehet se pavarësisht mosbindjes së tij për natyrën e “njollave” në biografinë e kësaj dysheje – që komunizmi i bëri bashkë dhe post-komunizmi po i saldon si vëllezër siamezë – për respekt të “Pejzazheve të Fjalës” që rihapi diskutimet, ai përçon në murin tij në Facebook atë çka Adrian Paci thotë lidhur me argumentin.

Siç shkruan Shkreli me fjalët e Ardian Paçit shprehet ndër të tjera se: “Camaj e Koliqi nuk ja kanë marrë frymën me monumentalitetin e tyne ambjentit kulturor shqiptar. Ata nuk ka shumë që kanë dalë nga harresa e mohimi që u kishte rezervue regjimi.

Nëse dikush e ka për zemër ekologjinë e ambjentit tonë kulturor, nuk mundet mos me u nisë nga kjo pikë, pra nga fakti se jena duke folë për dy autorë që vuejn ende nga mohimi i dhunshëm po aq sa nga kakofonia e rrumpallizimi i jetës kulturore të këtyne viteve post komunizëm”.

Postimi i plotë i plotë Artan Shkrelit

K O L I Q I . – . C A M A J

pavarësisht mosbindjes sime për natyrën e “njollave” në biografinë e kësaj dysheje – që komunizmi i bëri bashke dhe post-komunizmi po i saldon si vëllezër siamezë – për respekt të “Pejzazheve të Fjalës” që rihapi diskutimet, e që për mua është revista më e mirë e debatit dhe kritikes kulturore e shoqërore në patalogun shqiptar, po përçoj në murin tim atë çka Adrian Paçi thotë lidhur me argumentin:

“Ambienti kulturor shqiptar nuk na paraqitet si një sistem i rregulluem e i ngurtësuem monumentesh të paluejtshëm që rrinë aty me shekuj. Ai i ngjan ambienteve tona urbane; pa sistem, pa referenca të mirëpercaktueme, ku i forti i bjen të ligut e ku shpërndamja e vëllimeve nuk orjenton, por krijon konfuzion.

Lexo edhe :  DW publikon intervistën e diplomatit Werner Daum në 2010

Ka në këtë rrëmujë edhe tentativa groteske për monumentalizime butaforike e patetike. Në këtë pikë jam dakort me Peizazhet e Fjalës se demonumentalizimi dhe çlirimi nga patetizmat mbetet i nevojshëm, por po aq i nevojshëm asht edhe ndërtimi i sistemit të referencave ku vlerat marrin vendin e tyne e nuk nëpërkamben.

Camaj e Koliqi nuk ja kanë marrë frymën me monumentalitetin e tyne ambjentit kulturor shqiptar. Ata nuk ka shumë që kanë dalë nga harresa e mohimi që u kishte rezervue regjimi. Nëse dikush e ka për zemër ekologjinë e ambjentit tonë kulturor, nuk mundet mos me u nisë nga kjo pikë, pra nga fakti se jena duke folë për dy autorë që vuejn ende nga mohimi i dhunshëm po aq sa nga kakofonia e rrumpallizimi i jetës kulturore të këtyne viteve post komunizëm.

Ata sigurisht nuk janë të pakritikueshëm e një vështrim kritik mbi veprën e mbi jetën e tyne nuk i ban dam askujt. Por këtu del ne pah nevoja e një morali të kritikës. Ky moral presupozon që përjashtimi i dhunshëm që regjimi u ka ba këtyne autorëve të zgjojë te secili që merr përsipër qasjen kritike, ndjenjën se po prek një trup të landuem, një trup që ka kalue traumën e dhunës.

Mendoj se moralit intelektual shqiptar i mungon sensi i pendesës për atë të keqe që ka përshkue jetën kulturore shqiptare nën diktaturë. Ndjenja e pendesës nuk asht e lidhun me fajin individual, por e ban secilin përgjegjës që, para se me folë, me ia ndie dhimbjen që kanë provue viktimat e brutalitetit komunist shqiptar.

Por në vend të dhimbjes e pendesës, shpesh herë (e këtu dalim përtej rastit në fjalë) ndeshemi me një lloj kulimlleku intelektual, me një zgërdhimje mbrapashpinëse, me një dashakeqësi cinike e ndjenjë demek superioriteti, që nuk don asesi me i ba llogaritë me padrejtësine e madhe dhe prishjen e drejtpeshimit me të cilën ambjenti kulturor shqiptar doli nga diktatura.

Asht e vërtete se analiza kritike ka nevojë për ftohtësinë e shikimit e nuk mbahet në kambë me sentimentalizma, por morali i kritikës për të cilin e kam fjalën nuk ka kurrfarë lidhjeje me sentimentalizmin”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Bulmet “pa letra” në dyqane! Tregtarët: I besojmë fjalës së fshatarit

Këtë të hënë ka nisur aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Kjo nismë...

I riu kërcënoi me armë një person në Dobraç, arrestohet nga policia

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Dobraçit në Shkodër. Burime bëjnë me dije se një i ri ka kërcënuar me armë...

“Jaws” mbush 50 vjeç – një dokumentar rrëfen historinë pas kulisave

nga Lucia Magi/ Los Angeles Një regjisor i ri, një ide e çuditshme për një “balenë të madhe”, një peshkaqen mekanik që nuk funksiononte, qindra...

Berisha: Përgëzoj banorët e Thethit për kundërshtimet që bënë

Përplasja ndodh në Theth, por Sali Berisha mbrojtjen banorëve të zonës ia ofroi nga selia. Ditën e fundit të aksionit, kryedemokrati doli me...

43 vite në pushtet, presidenti më i vjetër kërkon mandatin e 8-të

Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, ka befasuar opinionin ndërkombëtar duke shpallur zyrtarisht kandidaturën për një mandat tjetër presidencial, pavarësisht moshës së tij të avancuar...

Lajme të tjera

Web TV