Dje Zani Çaushi, tani radha e Gaxhait, i forti i Vlorës kërkon ulje dënimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazmend Brakaj, i njohur ndryshe me emrin Gaxhai, ka bërë kërkesë për uljen e dënimit me 90 ditë.

Brakaj ka marrë dy dënime përjetë, për krimet e ‘97 dhe është i burgosur në IEVP-në e Peqinit.

Sakaq, gjyqtarja Çekrezi e pushoi çështjen, lidhur me kërkesën e Gaxhait, pasi nuk u paraqit avokati.

“Gaxhai” i është drejtuar gjykatës së Elbasanit me një kërkesë për ulje dënimi në masën 90 ditore. Kërkesa është depozituar në 6 mars 2020 dhe në datën 8 korrik 2020, gjyqtarja e çështjes Miranda Çekrezi, ka vendosur të pushojë gjykimin për uljen e dënimit të “Gaxhait”, për shkak se nuk ishte paraqitur avokati i tij mbrojtës.

Nëpërmjet këtyre kërkesave për ulje dënimi dhe nëse ato do pranohen nga gjykata, “Gaxhait” shumë shpejt i hapet rruga për të kërkuar lirimin me kusht.

Kujtojmë se llogaritja e dënimit të “Gaxhait” fillon qysh prej datës 29 qershor 1999, kur është arrestuar në Durrës, vetëm pak momente pas vrasjes së dy shokëve të Lulzim Berishës, Ilir Paja dhe Arben Xhunga.

Një ditë më parë ishte Zani Caushi ai që kërkoi lirinë nga burgu, me pretendimin se kishte kryer më shumë se treçerekun e vuajtjes së dënimit dhe donte të punonte për të mbajtur familjen.

Këto kërkesa të dy prej ish-krerëve të bandave rivale dhe më të njohura në Vlorë, vijnë pas disa vendimeve lehtësuese që dhanë gjykatat, për emra të njohur të botës së krimit, siç ishte rasti i freskët ai i Dritan Dajtit, apo më herët për lirimin nga qelia të Lul Berishës dhe Endrit Dokles./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV