“Zgjedhorja”/Kume: Heqja e koalicioneve, vendim politik, i dëmshëm për demokracinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume, deklaroi se Reforma Zgjedhore duhet që të miratohet pa asnjë ndryshim kushtetues.

Kume u shpreh se duhen bërë gjithsesi ndryshime në Reformën Zgjedhore, e ndër ta të jetë që Shqipëria të ketë më pak rajone sesa ka sot.

Shqipëria mund të ndahet në 2,3, 4 rajone. Kjo vendoset në Kodin Zgjedhor. Duhet dispozitë e Kodit Zgjedhor, do dakordësinë në Kuvend të 84 votave. Për mua ky është një zhvillim pozitiv. Kjo bën që sistemi aktual të mos shfaqë më defekte. Shqipëria ndahet në 12 rajone, që ka dis-balancuar votat, ku në një rajon ka shumë deputetë dhe në njërin vetëm 3 deputetë. Kam propozuar që Shqipëria duhet ndarë në 4 rajone, që lëvizin nga 40 deputetë në jug deri në 27 deputetë në veri. Kjo bën që të bjerë sistemi me 12 njësi”

Kume shtoi se nuk duhet që të dënohen partitë e vogla, si rrjedhojë e ndryshimeve që do të bëhen në Kodin Zgjedhor.

Duhet të përcaktohet edhe vlera e pragut. Prag natyral do të thotë numri i votave të vlefshme për të nxjerrë një deputet. Prsh nëse Kukësi si qark ka 3 deputetë, njëri nga kandidatët duhet të marrë 33 përqind të votave. Duhet përcaktuar edhe pragu kombëtar. Duhet bërë sistemi zgjedhor i atillë që të mos dëmtohen partitë e vogla. Duhet shumë kujdes që të përcaktohet pragu natyral për njësitë zgjedhore. Duhet që të marrin pjesë të gjitha partitë politike në këto ndryshime. Duhet vijuar puna për atë që është rënë dakord në Këshillin Politik. Marrëveshja e 5 qershorit pati produkt që duhet të miratohet. Marrëveshja të miratohet pa asnjë ndryshim kushtetues. Hapja e listave nuk ka përse të ndryshohet. Në fletën e votimit duhet subjekti, por edhe emrat e kandidatëve të këtij subjekti politik”

Kume u shpreh se ky është një vendim politik dhe i dëmshëm.

Lexo edhe :  Ligji i Akademisë së Shkencave, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike

Heqja e koalicioneve është antikushtetuese. Kjo sepse edhe Kushtetuta e thotë se është e drejtë që të ketë koalicione politike. Edhe këtë e sanksionojnë konventat ndërkombëtare dhe ata prevalojnë mbi ligjet vendase. Heqja e koalicioneve është vendim politik. Është veprim politik dhe i dëmshëm. Klasa politike ka sjellë vendin në këtë gjendje dhe duhet ta zgjidhë këtë lëmsh. Ky proces i madh i mbivendosur ka efektet e sjell kriza”

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Shteti ka kthyer fytyrën nga bujqësia!

Nga Fatos Çoçoli Është e para herë në 34 vite tranzicion, që bujqësia sheh përpara vetes fonde potenciale deri në...

Evropa “e vogël” në epokën e neo-perandorëve

Shumë pranë hotelit luksoz Bayerischer Hof, i cili ka pritur Konferencën e Sigurisë së Mynihut që nga koha e Luftës së Ftohtë, Marrëveshja famëkeqe...

Si do të rriten të ardhurat dhe sa mirë do të qëndrojë ekonomia?

Rritjet e mëdha të qirave, energjisë, ushqimit dhe shërbimeve po shtrydhin të ardhurat reale, duke rezultuar vetëm në përmirësime margjinale në standardet e jetesës. Stafi...

Avokati: Berisha pagoi 50 milionë dollarë LaCivita, SPAK të hetojë pagesën e majme

Avokati Idajet Beqiri thotë se kryedemokrati Sali Berisha e ka paguar 50 milionë dollarë Chris LaCivita, për fushatën e Partisë Demokratike. Në një intervistë...

Obeziteti, kërcënim për brezin e ri, ekspertët: Rrezik për sëmundje kardiovaskulare

Obeziteti po kthehet në një problem serioz shëndetësor, veçanërisht tek të rinjtë. Sipas mjekut kardiolog Sajmir Shehu, rastet e obezitetit në Elbasan janë në rritje...

Lajme të tjera

Web TV