Si po lirohen të dënuarit përjetë?Juristi Rusi: Ja dispozita ligjore që po përdoret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfitimi i lirisë me kusht teksa kanë një dënim me burgim të përjetshëm është një e drejtë ligjore, që i takon dhe është vendosur nga ligjvënësi, por për të dënuar specifikë që kanë kryer pjesën maksimale të dënimit dhe janë treguar shembullorë në institucion.

Avokati Baftjar Rusi i cili sqaron edhe bazën ligjore që po shfrytëzohet nga të dënuarit, u shpreh në Oratv.

“Kodi Penal e parashikon një gjë të tillë, mos gabohem është neni 64 i Kodit Penal. Për të dënuarit me burgim të përjetshëm, në raste tepër të veçanta kur ai gjatë gjithë pjesës që ka vuajtur dënimin nuk duhet të ketë bërë asnjë shkelje,”

Avokati pranon se në shumë raste kjo dispozitë po keqpërdoret nga gjyqtarë të caktuar të cilët përdorin standard të dyfishte për të dënuarit e tjerë që u kanë mbetur pak vite burg

“Do thoja që është shumë e papranueshme që një gjyqtar që merr guximin që liron të dënuarit me burgim të përjetshëm dhe nuk i jep atyre që kanë një dënim më të ulët.Shqipëria nuk është e vetmja që e ka këtë praktikë. Ajo aplikohet edhe ne vende te tjera. Nëse një i dënuar me burgim të përjetshëm ka kryer 25 vite që ka qenë dënimi maksimal në kohën kur ka kryer veprën ose 35 vite pas ndryshimeve të bëra së fundi dhe ka treguar sjellje të mire gjatë kohës së qëndrimit në institucion atëherë atij i lind e drejta të kërkojë liri me kusht kërkesë që miratohet apo rrëzohet nga gjykata. Ndërsa për të dënuarit të cilët kanë dënime te tjera e drejta për përfitim te lirisë me kusht i lind pasi kanë kryer 3 te 4 e dënimit,” 

 

Lexo edhe :  Shfaqet sëmundja e Brucelozës në Dibër, izolohen dy familje të zonës

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

‘Largohem pa pengje’, Dhurata Çupi: Partia Demokratike kërkon reformim, por…

Të enjten që lamë pas, Kuvendi mbylli dyert. Për disa deputetë për t’u rikthyer në shtator, e për 83...

Tragjedi në Mirditë/ 47-vjeçari humb jetën, dyshohet se helmoi veten

Një 47-vjeçar nga Mirdita ka humbur jetën në spitalin e Rrëshenit. Paraprakisht dyshohet se 47-vjeçari ka helmuar veten. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin...

Policia Bashkiake ‘zgjohet nga gjumi’, liron hapësirat publike, gjoba për automjetet

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës pas kritikave të kryeministrit Edi Rama. Policia bën me dije se gjatë 24...

“Meta dhe Berisha kanë përvetësuar 200 mld euro”/ Beqiri: Kanë bërë batërdinë në vend

Shqipëria në këto tre dekada është sunduar nga krimi dhe korrupsioni dhe kjo ka disa persona, që duhet të mbahen përgjegjës. Kështu u shpreh...

Diskursi mbi Gazën është “Vylan-izuar” – kjo strategji shpërqendrimi nuk funksionon më

Archie Bland Nëse je i përfshirë në biznesin e etiketimit të “përbindëshave”, nuk është çudi që të shkëlqejnë sytë kur dëgjon për një grup punk...

Lajme të tjera

Web TV