Ylli i mediave sociale ndërron jetë në muajin e 8-të të shtatzënisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli i mediave sociale, Nicole Thea ka ndërruar jetë së bashku me djalin e saj të palindur në muajin e saj të 8 të shtatzënisë, nga një atak kardiak.

Miss Thea ishte 24 vjeçe. Ajo vdiq në shtëpi në Hexborough, Yorkshire. Nicole dhe partneri i saj Boga e kishin bërë publik emrin e djalit që po prisnin.

Ylli bëri të ditur tek ndjekësit e saj se ajo kishte vështirësi në frymëmarrje në javët para tragjedisë. Ajo ndjente sikur diçka po e vriste nga brenda dhe se javëve të fundit asgjë nuk po i dukej më normale.

“Nicole po thoshte se po mundohej të merrte frymë, kishte një dhimbje në gjoks. Ajo është një balerinë dhe ne nuk mendojmë se ajo kishte ndonjë problem themelor shëndetësor,”raportoi kujdestari i saj.

Ylli i YouTube, Nicole Thea postoi një video në lidhje me shtatzëninë e saj vetëm disa ditë para vdekjes së saj, duke bërë shaka se ndjehej sikur ‘fëmija po e hante nga brenda’.

‘Kam probleme me frymëmarrjen time 24/7. Nuk mundem të eci nga krevati im deri në fund të dhomës. Ndihem sikur fëmija po më vret, çdo gjë që dëshiroj të bëj është kthyer në një pamundësi për mua.’ /Sa.Ka/Fjala.al/

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV