“Bëni avokatin e djallit, ejani e shikoni ç’ndodh aty”/Mjeku kosovar tregon tmerrin te infektivi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku kosovar Arjan Ademi me anë të një postimi në rrjetin social, tregon të gjithëve situatën në Klinikën Infektive duke i treguar që duhet të shohin situatën nga afër para se të bëjnë “avokatin e djallit”.

Sipas tij të gjithë do të bindeshin për të heshtur në rast se do shihnin luftën mes jetës e vdekjes.

Ademi ka nënvizuar faktin se po përjetojnë një gjendje aspak të mirë kur detyrohen të informojnë familjarët për ndarje nga jeta ndaj bën thirrje që të mbahen maska, të zbatohet distancimi social dhe higjiena.

Postimi i plotë

Me shkas! Ju dhe bash ju qe jeni duke bere avokatin e djallit me mosbesim e mosbindje, ejani kur te doni aty ku 24h/dite ne jave ne mantilbardhët ballafaqohemi me luftën anti Cóvid-19.

Ani ju vazhdoni me te ju e na me tonën, ne me përkushtim, dije, profesionalizëm, mund e sakrifice vazhdojmë t’iu sherbejme e t’iu dalim ne ndihme te gjithë të sëmurëve qe për fatin e keq janë prekur nga kjo sëmundje virale.

Po ne vazhdojmë pa buke e ujë me ore te tera, pa pushim e pa gjumë, larg familjeve e me mall për ta, larg përqafimit të fëmijëve e pa llogaritur rrezikun për vete e për me te dashurit tanë qe na presin ne shtëpi.

Ne qe me shpirt te thyer e me lot ne sy (se edhe ne jemi nga mishi e gjaku) kur humbim ndonjë te sëmure me te cilët tashme jemi lidhur aq ngushte si mishi me thonin, ne qe çdo dite ndajmë buzëqeshjen e gëzimin me ata te sëmuret qe shërohen, ne qe çdo dite japim informata familjareve për gjendjen e rënde te me te dashurve te tyre e qe me keqardhje jo rralle detyrohemi t’iu japim lajmin e trisht familjareve për humbje jete për te dashurit e tyre, ne dhe vetëm ne dimë te ju flasim e te ju tregojmë si është gjendja.

Lexo edhe :  Kryeministri Rama dhuron gjak: Kjo të “rinon”, të pastron

E ju qe ende nuk po arrini ta bindni veten ejani shiheni luftën ne mes te jetës dhe vdekjes, ejani aty ku lotët e gëzimit e dhimbjes janë ne një vend e do te bindeni për te heshtur e menduar me arsye te shëndoshe e për te reflektuar nëse sadopak u ka mbetur ndërgjegje.

Aman ejani e mandej dilni, shkruani e flisni, analizoni e banalizoni. Ejani se ndoshta ende jeni te verbuar nga klithmat e politikanëve, analistëve e banalistave qe s’e kane haberin për këtë pune e te cilët i kane pushtuar TV e rrjetet sociale duke folur e duke mbjellur ankth, frike, e te pa vërteta.

E juve te dashur mos na shpallni heronj se nuk është kohe e as nuk po kërkojmë një gjë te tille, ju vetëm na dëgjoni e respektoni këshillat e thirrjet tona për kujdes e maturi. Aman ndaluni mos boni politike me këtë sëmundje vírale qe e ka katandisur globin mbare!

Ne nuk do te ndalemi deri ne fund, me ndihmën e Zotit do ia dalim edhe kësaj here.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV