Dita e tretë e Thaçit në Hagë, del pas 6 orësh intervistim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka përfunduar edhe intervistimi i ditës së tretë në Hagë i Presidentit Hashim Thaçi nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në kuadër të Speciales në Hagë.

Ashtu si edhe dy ditët e para Thaçi është intervistuar prej më shumë se gjashtë orësh. Pas përfundimit Thaçi nuk foli për mediat, por mësohet se intervistomi do të vazhdojë edhe ditën e nesërme.

Për ta përkrahur Thaçin dhe luftën e UÇK-së para Speciales në Hagë sot kanë qëndruar përsëri shumë shqiptarë të cilët kanë udhëtuar nga vende të ndryshme.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Thaçi më herët ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Gjermani: Kontributet e sigurimeve deri në 50%?

Ekonomisti dhe anëtar i Këshillit të Ekspertëve të Ekonomisë Gjermane, Martin Werding, ka thënë se punonjësit duhet të përgatiten...

Banorët e Thethit mblidhen këmbëkryq para kishës, prifti drejton kuvendin

Prania e IKMT-së dhe forcave policore në Theth për shembjen e strukturave, duket se ka bërë bashkë banorët si një herë e një kohë. Banorët,...

Besa Kokëdhima zbulon planet për dasmë: Nuk dua të më ngelë gjë peng

Besa Kokëdhima ka ndarë disa nga momentet më të ndjera të jetës së saj personale në një intervistë televizive. E qeshur dhe e sinqertë,...

Trump mund të mos lejohet të flasë në Parlament gjatë vizitës shtetërore në Britani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mund të mos e gëzojë privilegjin e të adresuarit probleme para Parlamentit britanik gjatë vizitës...

Thashethemet për një romancë me Xhensila Myrtezajin, Ledri thyen heshtjen

Në një intervistë televizive, Ledri nuk mohoi zërat për një romancë të re në jetën e tij, pas ndarjes nga blogerja Sara Hoxha, me...

Lajme të tjera

Web TV