Listat e hapura/ Balla: Ju tregoj arsyen pse duhen ndryshimet kushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur sot gjatë një interviste në emisionin “Real Story” lidhur me reformën zgjedhore se e majta ka qënë gjithnjë në krah të qytetarëve dhe të asaj që mendojnë ata.

Balla ka thënë ndër të tjera se ndryshimet kushtetuese në Shqipëri nuk sjellin ndryshim të sistemit por përfshirje më të madhe të qytetarëve në vendimarrje.

“PS nuk ka qenë kurrë në qasjen e vet dhe në vendimet që ka marrë përballë qytetarëve. Ne jemi përballë qytetarëve në ato që themi dhe e bëjmë, por ka qenë në krahun e duhur që mendon shumica e qytetarëve. Çfarë mendojmë qytetarët shqiptarë?! Mendojnë se jemi në kohën e duhur, për të përfshirë qytetarët në përzgjedhjen e duhur. Nuk besoj se qytetarët janë kundër kësaj. Unë ju konfirmoj se në asnjë rast s’do të jemi në linjë të kundër me atë që thonë partnerët tanë. T’ju bëj një kronologji. Është e vërtet që në 5 qershor u arrit një marrëveshje politike dhe kishte rol të pazëvendësueshëm roli i ambasadorëve Yuri Kim dhe Sorecës. Ajo është një marrëveshje për administrimin e kodit zgjedhor. Ai është libri i rregullave të administrimit ë rregullave. Një vit më parë, ndoshta është koincidencë, në ditët e para të qershorit të 2019-ës. Kemi arritur që të konsiderojmë me opozitën parlamentare një marrëveshje. Kemi thënë se reforma zgjedhore duhet të realizohet përmes dy hapave; për kodin zgjedhor dhe diskutimin nëse mund të dakordësojmë për sistemin. Në Shqipëri ndryshimet kushtetuese nuk sjellin ndryshim të sistemit zgjedhor, por një përfshirje të madhe të qytetarëve në vendimmarrje. Për të zgjedhur këtë problem që ju ngrini, ky është problem dhe jo kleçkë. Listat e hapura, ndërlidhen me lista unike. Pra. Duhet të kuptojmë se sistem votimi sikurse ka Shqipëria, se ka asnjë vend. 2008 mund të ketë pasur problematikat e veta. Ne dëshmuam të kemi një sistem votimi elektronik, pasi kemi fletë votimi çarçaf. Nëse do shkonim më të njëjtin parim të formësimin e fletës së votimit, do të ishte një libër ku për të gjetur koalicionin do të hapje kapitujt, dhe brenda tij do gjeje faqen qe të sekretojë kandidatët.”,- tha Balla.

Lexo edhe :  Rrjetet sociale shkaktojnë varësi jo vetëm tek fëmijët, por edhe tek të moshuarit

/Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Shën Valentini u kthye në tragjedi!Aksidenti i mori jetën 20-vjeçares,kjo është studentja

Festa e Shën Valentinit u kthye në tragjedi për çiftin nga Mamurrasi, i cili kishte vendosur të festonte në...

Tre gabime që duhet të shmangni kur konsumoni mëngjesin

Mëngjesi është një nga momentet më të rëndësishme të ditës, plot me opsione të panumërta: mund ta hani me nxitim në lëvizje, në divan,...

11 maji/Regjistrohen mbi 133 mijë emigrantë!Të hënën në Kuvend rikthehet për votim drafti

Mbi 133 mijë emigrantë janë tashmë të regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të votuar në 11 maj. Mbi 133 mijë emigrantë janë tashmë...

‘Ekonomia shqiptare, e konsoliduar’/ Balluku: Qeveria mbështet biznesin, rrit punësimin

Qeveria do të vijojë mbështetjen ndaj biznesit i cili sipas zëvendëskryeministres Belinda Balluku po kontribuon në mirëqenien e familjeve dhe ekonominë  e vendit. Nga një ...

Tentuan të vjedhin me dhunë 21-vjeçarin, arrestohen 4 të miturit

TIRANË - Katër të mitur janë arrestuar pas tentativës për t’i marrë me dhunë sendet personale një 21-vjeçari. Policia ka identifikuar dhe arrestuar të rinjtë, të...

Lajme të tjera

Web TV