EKSKLUZIVE/ Apolonia në Superiore, Eljon Sota: Sezon i vështirë, por treguam që jemi më të mirët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kapiteni i skuadrës së Apolonisë, Eljon Sota, e ka quajtur rrugëtimin e ekipit të tij gjatë këtij sezoni shumë të vështirë, por në fund me rezultatet e shumëkërkuara.

Sota ka theksuar se fierakët kishin kundërshtarë shumë të fortë në ‘luftën’ për Superligën, siç janë Pogradeci dhe Lushnja.

“Të dyja ekipet, si Lushnja, ashtu dhe Pogradeci, ishin rivalë të fortë. Janë ekipe me eksperiencë dhe eksperte për këtë kategori, kështu që kishim një plus në këtë drejtim.”-është shprehur 22-vjeçari në një intervistë për gazetën “Fjala”.

Ndërsa ka folur për ecurinë e tij në këtë periudhë, sulmuesi është shprehur i kënaqur me performancën e tij, duke i dhënë vetes notën 9.

“Jam i kënaqur me veten, sepse kam dhënë kontribut në ngjitjen e këtij ekipi të ri dhe arrita të bëhem kapiten që në këtë moshë, por do të punoj që të përmirësohem akoma më shumë. Nota 9.”-vijoi Sota.

Ndër elementet që e bënë ekipin e Fierit të ecte, kapiteni i tij ka cilësuar organizimin e mirë, dëshirën e madhe për sukses të të gjithëve dhe freskinë e lojtarëve.

“Do të veçoja organizimin e mirë të klubit, freskinë fizike të lojtarëve dhe dëshirën e madhe të të gjithëve për të dalë me sukses dhe për të bërë një hap para në karrierat tona.” -tha sulmuesi.

Në vijim të intervistës fieraku ka zbuluar disa nga planet e klubit për të cilin luan, ku veçon qëndrimin në Superligë dhe përgatitjen e shitjen e lojtarëve të rinj në kampionate jashtë vendit tonë.

“Dihet vështirësia që do të ketë ky kampionat, por Apolonia i ka të qarta planet e saj, që janë qëndrimi në Superligë, por duke promovuar sa më shumë lojtarë të rinj dhe shitja e tyre në kampionate të forta.”-u shpreh Eljon Sota.

Nga Katerina Tafa

Si ishte sezoni 2019-2020 për skuadrën e Apolonisë dhe për ju vetë?

Ka qenë një sezon i vështirë me ulje dhe ngritje, por si përfundim doli një sezon i suksesshëm, për vetë faktin se arritëm objektivin primar, ngjitjen në Superligë. Tani na ka mbetur edhe një finale, për ta mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Cili ka qenë rivali më i fortë për ju dhe pse?

Të dyja ekipet, si Lushnja,ashtu dhe Pogradeci, ishin rivalë të fortë. Janë ekipe me eksperiencë dhe eksperte për këtë kategori, kështu që kishim një plus në këtë drejtim.

Po Sota, si e cilëson këtë sezon? Nga 1 te 10, cila është nota që i vini vetes dhe pse?

Lexo edhe :  Trembet Real Madrid! Vinicius Junior rrezikon pezullim për dy vite nga futbolli

Jam i kënaqur me veten, sepse kam dhënë kontribut në ngjitjen e këtij ekipi të ri dhe arrita të bëhem kapiten që në këtë moshë, por do të punoj që të përmirësohem akoma më shumë. Nota 9.

Si dhe sa ndikoi ky sezon në formimin tuaj si lojtar?

Ka ndikuar shumë. Normalisht, sa më shumë ndeshje të luash dhe sa më shumë arritje të kesh, rritet pjekuria dhe siguria në fushë, dhe këtë gjë e shikoj te vetja.

Nëse do të cilësonit një element që e bëri Apoloninë më të mirën e Kategorisë së Parë B për këtë kampionat, cili do të ishte ai?

Do të veçoja organizimin e mirë të klubit, freskinë fizike të lojtarëve dhe dëshirën e madhe të të gjithëve për të dalë me sukses dhe për të bërë një hap para në karrierat tona.

Sipas jush,çfarë duhej bërë më mirë, pra një element që do ta përmirësonte skuadrën e ndoshta edhe ju vetë?

Të kishim disa lojtarë me shumë përvojë, që do të ishin edhe një ndihmesë për lojtarët e rinj që ka ky ekip, asgjë tjetër.

A do të jeni pjesë e Apolonisë dhe për shumë gjatë, apo keni plane për të lëvizur diku tjetër tani afër?

Nuk kam diskutuar akoma me drejtuesit, sepse nuk e kemi përfunduar akoma kampionatin, por besoj se do të jem pjesë e Apolonisë në Superligë.

Keni ndonjë ofertë aktuale nga ndonjë skuadër?

Po.Kam pasur disa oferta nga ekipe shumë të mira, por, për çështje etike, nuk është mirë të përmenden.

Nëse do të zgjidhnit një skuadër për të luajtur, cila do të ishte ajo dhe pse?

Për në Shqipëri, Apoloninë, sepse t’i plotëson të gjitha kushtet që të rritesh si lojtar dhe është trampolinë shumë e mirë për të arritur në një kampionat akoma më të fortë.

Çfarë planesh ka Apolonia për sezonin e ardhshëm, duke marrë parasysh që vështirësia është shumë e madhe?

Dihet vështirësia që do të ketë ky kampionat, por Apolonia i ka të qarta planet e saj, që janë qëndrimi në Superligë, por duke promovuar sa më shumë lojtarë të rinj dhe shitja e tyre në kampionate të forta.

Diçka që do donit ta shtonit?

Shpresoj që të kalojë kjo gjendje sa më shpejt dhe të bëjë të mundur lejimin e tifozëve në stadiume.ka.ta/Fjala.al/

 

Të fundit

Në vendngjarje u gjet ADN-ja, nis gjyqi për grabitjen e bizhuterive të Kim Kardashian

Një gjyq filloi sot në Paris për grabitjen e vitit 2016, në të cilën grabitës të armatosur lidhën Kim...

BIRN: Premtimet elektorale shënojnë rekorde të reja absurditeti

Autostradat e Shqipërisë u transformuan këto ditë në vendreklamime masive të bixhozit politik, pasi nëpër billboard-et e reklamave u shfaqën premtimet elektorale të personalizuara...

Adriatik Lapaj takim në Kamëz: Këto s’janë zgjedhje, por referendum. Ta shembim sistemin!

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët e Kamzës, ku ka prezantuar kandidatin në...

Dafina flet për paragjykimet gjatë shtatzënisë: Burrat kanë nevojë të hapin sytë

Në një postim së fundmi në Threads, Dafina Zeqiri u ndal në një temë që prek shumë gra: mënyra se si gjykohen, veçanërisht gjatë...

Avioni merr flakë gjatë fluturimit në Kanada, shkak… një lepur

Një incident ndodhi në mes të muajit prillit kur një fluturim i United Airlines ukthye në makth për udhëtarët, pasi motori mori flakë gjatë...

Lajme të tjera

Web TV