Kryemadhi: Veprimet e Ramës për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit rrezikojnë integrimin evropian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale lidhur me ndryshimet kushtetuese si edhe zhvillimet politike që pasuan votimin në komisionin e ligjeve.

Postimi i plotë:

Veprimet e fundit të Edi Ramës për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit të dakordësuar me SHBA dhe BE, rrezikojnë integrimin evropian të Shqipërisë dhe dëmtojnë në radhë të ardhmen e rinisë.

Manovrat e tij për të ndalur ndryshimin po pengojnë aspiratën e rinisë për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane.

Urrejtja e tij ndaj rinisë dhe të ardhmes së saj është në sytë e të gjithëve. Çdo i ri sot ka qenë pjesë e eksperimenteve të Rilindjes në arsim.

Çdo i ri sot, është në pamundësi për të konkurruar dhe për të siguruar me aftësitë e tij një punë të mirëpaguar.

Çdo i ri sot, nis jetën e tij si forcë aktive në punë me një borxh mbi shpatullat e tyre prej rreth 13 mijë eurosh nga keqqeverisja dhe korrupsioni rilindas.

E ardhmja e çdo të riu është lënë peng tek PPP, që po vrasin zhvillimin ekonomik të vendit.

Tashmë Edi Rama i frikësuar për të ardhmen e tij, po shkatërron të ardhmen e çdo të riu.

Opozita e Bashkuar dhe LSI ka një program të qartë për nxjerrjen e vendit nga kjo krizë jo vetëm ekonomike, por edhe sociale. LSI është në këtë betejë, jo për një rrotacion qeverisës, por për të bërë të mundur ndryshimin e madh ekonomik, social dhe arsimor.

Bashkëbisedimi me to, më dha edhe më shumë energji dhe vendosmëri në rrugën tonë të përbashkët për të realizuar këtë ndryshim.

Sfida e LSI është integrimi evropian dhe ne do të bëjmë çdo sakrificë për ta realizuar këtë aspiratë madhore të rinisë në radhë të parë, por edhe të të gjithë shqiptarëve.

Lexo edhe :  Ligji për zonat e mbrojtura, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD

Kjo tokë e bekuar do t’u kthehet të rinjve dhe njerëzve të saj, për të besuar se e nesërmja i takon gjithsecilit që angazhohet në ndërtimin e Shqipërisë si shtëpi e të gjithë shqiptarëve. Ka.Li/fjala.al

https://www.facebook.com/media/set/?set=a.2991054007673988&type=3

 

Të fundit

Paradoksi i reagimit opozitar kundër projekt Kodit të ri Penal

Nga Mero Baze Vitin e kaluar, kur shumica në pushtet propozoi ngritjen e Komisionit të posaçëm “anti-korrupsion”, i njohur si...

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar...

3 gusht 1778 – Hapet Teatro alla Scala në Milano

Më 3 gusht 1778, në Milano, u hap për herë të parë Teatro alla Scala – i njohur shkurtimisht si La Scala – një...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Shqipëria do të përjetojë një tjetër ditë tipike vere më 3 gusht 2025, me qiell të kthjellët gjatë gjithë ditës dhe temperatura të larta...

Horoskopi ditor, 3 Gusht 2025

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift pritet te jete mjaft premtuese sot. Do ndiheni mire pranë partnerit tuaj dhe do shkëmbeni me te çdo...

Lajme të tjera

Web TV