Mblidhet Këshilli Politik/Petrit Vasili: Kemi vetëm një kusht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Marrëveshja e 5 qershorit nuk do të preket”. Kështu është shprehur opozita jashtëparlamentare, teksa nënkryetari i LSI Petrit Vasili, anëtar i Këshillit Politik deklaroi se do të kërkojnë në mbledhjen e sotme votimin e menjëhershëm dhe pa asnjë ndryshim të marrëveshjes së 5 qershorit.

Vasili u shpreh se ndërkombëtarët kanë qenë të qartë, duke theksuar se ata tashmë nuk janë më me Ramën por me interesin e Shqipërisë.

Sakaq sipas Vasilit sistemet zgjedhore nuk mund të miratohen me gjysma, pra një pjesë e listave të hapura dhe një pjesë të mbyllura, tha ai në Abcnews.

Fjala e plotë

“Komisioneri për Zgjerim ka qenë shumë i qartë. Ka kërkuar që të votohet marrëveshja e 5 qershorit pa asnjë ndryshim. Ne kemi një parlament të njëanshëm që nuk ka çfarë flet. Edi Rama nuk fiton më por asnjë lëshim nuk mund t’i bëhet Edi Ramës.  5 qershori janë rregulla të barabarta loje. I vetmi që nuk e lejoi depolitizimin ishte ai. Në këtë mes bëhet fjalë për rregulla. Edi Rama ka vetëm 30 qershorin bosh që të fitojë lojën pa kundërshtar.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV