Riatdhesohen 19 shqiptarë nga Gjermania, zv. ministrja Voda: Masa të reja kundër azilkërkimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të hënë janë riatdhesuar 19 qytetarë shqiptarë, të cilët kishin thyer rregullat e lëvizjes në BE, apo kishin kërkuar azil të parregullt në këtë vend.

Rovena Voda, zëvendësministrja e Brendshme i ka bërë thirrje shqiptarëve të mos abuzojnë me rregullat dhe ka paralajmëruar masa të reja kundër azilkërkimit dhe kundër abuzimit me lirinë e lëvizjes.

Njoftimi i plotë:

Me një fluturim të posaçëm janë riatdhesuar nga Gjermania 19 shtetas që kishin thyer rregullat e lëvizjes në BE, apo kishin kërkuar azil të parregullt në këtë vend. Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda deklaroi se do të merren masa të reja kundër azilkërkimit dhe kundër abuzimit me lirinë e lëvizjes. Kjo për të parandaluar, frenuar e luftuar fenomenin e azilkërkimit abuziv.

Prononcimi për media i zv.ministres Voda:

19 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar sot nga Gjermania në Aeroportin e Rinasit, për shkak të shkeljeve të rregullave të lëvizjes në hapësirën Shengen. Të tjera riatdhesime dhe të tjerë qytetarë shqiptarë do të riatdhesohen këto ditë po në aeroportin e Rinasit nga Franca dhe nga Britania e Madhe. Janë shtetas, të cilët kanë abuzuar me ditët e qëndrimit në vendet e hapësirës ‘Schengen’, kanë abuzuar me fenomenin e kërkimit të pabazë të azilkërkimit, por edhe për kryerjen e veprave penale.

Ministria e Brendshme dhe Qeveria Shqiptare gjatë të gjithë kësaj kohe ka punuar fort për të ndërgjegjësuar dhe për t’i bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën ‘Schengen’, pra në të gjitha vendet e BE-së. Vetëm kështu ata do të mund të kenë shansin të lëvizin lirisht dhe pa asnjë problem në këtë hapësirë, por njëkohësisht Shqipëria do të vazhdojë të marrë nota pozitive nga Komisioni Europian për respektimin e standardit të lëvizjes së lirë.

Lexo edhe :  E vranë dhe e hodhën në liqen, sherri nisi për drogën në Gjermani

Në kuadër të masave që ne kemi marrë për parandalimin e fenomenit të azilkërkimit po punojmë fort, jo vetëm me forcimin e kontrollit kufitar, por edhe pse në kohë të vështira pandemie, po mundohemi të gjejmë forma për ndërgjegjësimin e qytetarëve duke punuar me projekte të ndryshme për t’i thënë qytetarëve shqiptarë stop migracionit të paligjshëm.Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Rritet në 1 milionë lekë granti i vetëpunësimit, aplikimet vetëm online

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në programin e nxitjes së vetëpunësimit, me qëllim...

Zuckerberg në gjyq, investitorët kërkojnë 8 miliardë dollarë

Një padi kolektive prej 8 miliardë dollarësh e ngritur nga investitorë kundër drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, dhe drejtuesve të tjerë të kompanisë,...

17 korrik 1945 – Konferenca e Potsdamit, mblidhen Truman, Çurçill e Stalini

Më 17 korrik 1945, në qytetin e Potsdamit pranë Berlinit, tre udhëheqësit e kombeve aleate – Winston Churchill (Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar), Harry...

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të...

Lajme të tjera

Web TV