Bezdia më e madhe e një gjeniu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka një konkurrencë idiote mes njerëzve sot. Konkurrencë për partnerin, punën, karrierën, paratë, famën, suksesin e çdo gjë që ofron kjo botë. Por çfarë është diamant për dikë nuk ka vlerë për një tjetër.

Me të tyren njerëzit kanë arritur majat në bazë të pritshmërie që kanë në jetë por në të vërtetë ka një diferencë shumë të madhe mes një pianisti që luan një pjesë të “Beethoven” dhe vetë  Beethoven që e ka bërë këtë pjesë. E njëjta diferencë është edhe mes një personi gjysmë inteligjent, gjysmë intelektual, gjysmë artist, gjysmë i talentuar dhe gjeniut.

Ky detaj, pikërisht ëndrra e gjithë njerëzve gjysma bezdis “Beethoven” ose gjeniun.

Në pikëpamje të parë të gjithë jemi artisa dhe mund të themi se marrim vesh nga diçka. Mamaja e një shokut tim pret bukën me thikë shumë bukur, padyshim ajo ka një sens estetik të shkëlqyer dhe është artiste në thelb. Çdo njeri ka një pjesë të vetes të pajisur me kreativitet dhe egoja mund ta nxisë, por çfarë do krijonte egoja e një njeriu gjysmë?

Nuk mund të marrim asnjë shembull nga këta njerëz gjysma ose të plotë që janë sot, pasi këta do të përcaktohen çfarë janë vetëm pasi dekada e tyre të jenë mbyllur. Me siguri në periudhën e ‘Rilindjes’ ka pasur pafund piktorë që u influencuan nga Mikelangelo dhe Da Vinci, padyshim të influencuarit ishin artistë ose më saktë gjysmë artistë.

Dhe imagjinoni Da Vincin në një dhomë duke pikturuar dhe një nxënës i tij të vijë e t’i flasë për një muhabet normal të përditshmërisë. Dhe nëse ëndrrat tuaja janë me këmbë në tokë, më vjen keq, ju nuk keni lidhje me gjeniun. Artisti ose gjeniu është abstrakt, irracional dhe mos prisni të mos i shohë me përbuzje ëndrrat e një gjysmë njeriu. Ai mund të jetë empatik dhe maksimumi të arrijë të kuptojë një njëri normal por nuk mund të ketë ëndrrat e tij.

Lexo edhe :  8 gusht 1974 – Richard Nixon njofton dorëheqjen

Ai do të bezdisej nga ëndrrat e një njeriu normal.

Gjithsesi edhe këta gjeninj ishin gjysma në vetvete, pasi nuk u panë kurrë si normalë nga pafundësia e njerëzve gjysma./L.H./Fjala.al

Të fundit

Një muaj në koma dhe i intubuar, avokati Saimir Visha fiton betejën më të rëndë të jetës

Avokati i njohur, Saimir Visha ka arritur që të fitojë një nga betejat më të rënda të jetës së...

Rikthehen reshjet e shiut? Parashikimi i motit

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira mesatare hera –...

Katedralja e Këlnit dhe udhëtimit të saj shekullor që përfundon në vitin 1880

Katedralja e Këlnit (Kölner Dom) është një nga veprat më të mëdha dhe më të famshme të arkitekturës gotike në botë, dhe sigurisht monumenti...

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu...

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për të qëndruar te Barcelona, duke...

Lajme të tjera

Web TV