Në zonën e Laprakës është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm eksplozivi. Nga të thënat e para mësohet se lënda plasëse është hedhur në oborrin e banesës së një 47-vjeçari.
Mësohet se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.
Ngjarja ka ndodhur në mesnatë, ndërsa janë shënuar vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e shpërthimit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.07.2020, rreth orës 01:05 të mengjësit, në Laprakë, në derën e jashtme të banesës së shtetasit GJ.LL., 47 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasese, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.