Bankat “shtrëngojnë” kushtet e kredisë për bizneset dhe individët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrja e një kredie në banka është bërë më e vështirë pas pandemisë, si për bizneset ashtu dhe për individët. Nga ana tjetër edhe kërkesa për hua ka rënë ndjeshëm.

Banka e Shqipërisë në vrojtimin e aktivitetit kreditues për tremujorin e dytë konstatoi se “Bazuar në vlerësimin e bankave tregtare, standardet e kreditimit u shtrënguan në tremujorin e dytë të vitit 2020. Në reflektim të situatës dhe pasigurisë së lartë prej pandemisë, bankat aplikuan standarde më  të  shtrënguara  si në  kreditë  akorduar  bizneseve,  ashtu  edhe  në  kreditë  e  dhëna  individëve, në  të gjitha  nënkategoritë  përbërëse.  Në  të  njëjtën  linjë  me  standardet,  bankat  shtrënguan  edhe  termat  e kushtet e kreditimit në kreditë e reja për bizneset dhe individët”.

Sipas vrojtimit, Kërkesa për kredi u perceptua në rënie të theksuar si nga ana e bizneseve, ashtu edhe nga individët. Në  tremujorin  e  tretë  të  vitit  bankat  presin  të  shtrëngojnë  standardet  e  kreditimit  për  bizneset, veçanërisht në kreditë dhënë për financimin e investimeve.

Në të kundërt, bankat shprehen për lehtësim të pritur të standardeve të kreditimit për individët në tremujorin e tretë. Kërkesa për kredi në tremujorin e tretë të vitit 2020, sipas gjykimit të bankave, pritet të jetë më e lartë si nga ana e bizneseve, ashtu edhe nga ana e individëve. Kërkesa për kredi nga ana e bizneseve pritet të nxitet nga kreditë për financimin e inventarëve dhe kapitalit qarkullues, ndërkohë që ajo nga ana e individëve prej kredisë konsumatore.

Standardet e kreditimit për bizneset u shtrënguan

Standardet e kreditimit për bizneset u shtrënguan edhe në tremujorin e dytë të vitit 2020. Standarde të shtrënguara kreditimi u raportuan si në segmentin e biznesit të vogël e të mesëm, ashtu edhe në atë të  biznesit  të  madh.  Po  ashtu, standardet  e  kreditimit  u  raportuan  më  të  shtrënguara edhe në  kreditë dhënë për mbulimin e nevojave për likuiditete, apo për financimin e investimeve.

Në tremujorin e tretë të vitit 2020, bankat presin që të vijojë shtrëngimi i standardeve të kreditimit për bizneset,  në  të  dyja  ndarjet  e  tij  sipas  kriterit  të  madhësisë,  si  edhe  në  kreditë  për  qëllim  investimi. Standarde të pandryshuara kreditimi priten të aplikohen vetëm mbi kreditë e akorduara për financimin e inventarëve dhe kapitalit qarkullues.

Të gjithë faktorët që përcaktojnë standardet e kreditimit për bizneset u vlerësuan në kahun shtrëngues. Shtrëngimi i standardeve u ndikua veçanërisht nga perceptimi i bankave për rrezik të shtuar lidhur me situatën ekonomike e perspektivën për të; aftësinë paguese të kredimarrësit si edhe me kolateralin. Po ashtu,  edhe toleranca  më  e  ulët  e  bankave  ndaj  rrezikut ishte  faktor  i  rëndësishëm  në  shtrëngimin  e standardeve  të  kreditimit  për  bizneset. Përzgjedhja  nga  një  numër  më  i  lartë  bankash  i faktorëve  të mësipërm si  përcaktues në  shtrëngimin  e  standardeve  të  kreditimit  solli  thellim  të  mëtejshëm  të balancave negative që përfaqësojnë secilin prejt yre. Bankat kanë cilësuar pandeminë dhe pasiguritë e lidhura me të, si faktorë dominues në shtrëngimin e standardeve të kreditimit në këtë tremujor.

Interes më i lartë për kreditë me rrezik

Kushtet  dhe  termat  e  përgjithshëm  mbi  kreditë  e  reja  akorduar  bizneseve u  shtrënguan në tremujorin e dytë. Pothuajse të gjithë elementet që formojnë kushtet e termat e kreditimit u raportuan më të shtrënguara nga një tremujor më parë. Kushtet çmim u shtrënguan në sajë të marzheve më të larta të aplikuara si mbi kreditë me rrezik, ashtu edhe ato normale. Shtrëngimi i kushteve jo çmim u shpreh në reduktim të madhësisë së kredisë, shtim të kërkesës për kolateral në raport me kredinë e marrë, si edhe kushtëzime më të larta në marrëveshjet e kredive. Në të kundërt, zgjatja e maturitetit maksimal të kredisë akorduar për bizneset,u  raportua si i vetmi faktor me ndikim lehtësues në kushtet e termat e kreditimit në tremujorin e dytë.

Sipas  gjykimit  të  bankave,  kushtet dhe  termat  e  kreditimit  u  ndikuan  negativisht nga perceptimi  për rrezik të shtuar, si edhe tolerancë më të ulët të bankave ndaj rrezikut, nxitur prej situatës së paprecedentë të  shkaktuar prej  Covid-19.  Nga  ana  tjetër, trysnia  e  shtuar  nga  konkurrenca  u raportua  si  faktor me ndikim lehtësues në kushtet e termat e kreditimit për bizneset.

Kërkesa për kredi nga bizneset në rënie

Lexo edhe :  Procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme nis në 2025

Kërkesa për kredi e bizneseve u raportua në rënie edhe në tremujorin e dytë të vitit 2020. Kërkesa më e ulët për kredi ishte e shpërndarë në të gjitha kategoritë e madhësisë së biznesit. Gjithashtu, kërkesë e dobët u vlerësua si për kreditë dhënë me qëllim financimin e investimeve, ashtu edhe për mbulimin e nevojave për likuiditete.

Në tremujorin e tretë të vitit bankat presin rritje të kërkesës për kredi si nga biznesi i vogël e i mesëm, ashtu edhe nga ai i madh. Në terma të qëllimit të përdorimit, rritja e pritur e kërkesës për kredi është e përqendruar vetëm në kreditë për likuiditete, ndërkohë që ajo për investime pritet sërish në rënie.

Bazuar  në  gjykimet  e  bankave,  kërkesa  e  ulët  për  kredi  nga  ana  e  bizneseve  në  tremujorin  e  dytë u ndikua nga përkeqësimi i besimit të biznesit; rënia e theksuar e nevojave për financimin e investimeve; situata aktuale ekonomike dhe perspektiva e saj; si edhe nevoja më e ulët për financim për bashkimin apo  ristrukturimin  e  kompanive.  Si  faktorë  me  ndikim  pozitiv  në  zgjerimin  e  kërkesës  për  kredi  u raportuan nevojat  më  të  larta  për  rifinancimin/ristrukturimin  e  borxheve  ekzistuese, mungesa  e burimeve  alternative  të  financimit  në  formën  e  kredive nga bankat e  tjera dhe nga  institucionet financiare jo banka, si edhe niveli i favorshëm i normave të interesit. Si faktor që ka zgjeruar kërkesën për kredi gjatë këtij tremujori, në gjykimin e bankave ishte edhe skema e garancisë sovrane, ofruar nga qeveria shqiptare në mbështetje të sektorëve të prekur prej efekteve negative nga Covid-19.

Më e vështirë edhe për individët të marrin hua

Standardet e kreditimit për individët vijuan shtrëngimin edhe në  tremujorin e dytë  të  vitit 2020. Standarde të shtrënguara kreditimi u raportuan si në kreditë për blerje banesash, ashtu edhe në ato për financimin e konsumit. Në tremujorin e tretë të vitit 2020, bankat presin t’i lehtësojnë standardet e kreditimit për individët, si në kreditë për blerje banese, ashtu edhe ato konsumatore.

Në tremujorin e dytë të vitit 2020,të gjithë faktorët që ndikojnë standardet e kreditimit për individët u raportuan  në  kahun  shtrëngues. Balancat  më  të  theksuara  negative  erdhën  kryesisht  nga  treguesit  e lidhur me perceptimin për rrezik të shtuar lidhur me situatën makroekonomike në vend e perspektivën për të ;aftësinë paguese të kredimarrësit; zhvillimet aktuale dhe të pritura në tregun e banesave; si edhe kolateralin dhe tolerancën më të ulët të bankave kundrejt këtij rreziku.

Kushtet dhe termat e përgjithshëm për kreditë akorduar individëve u shtrënguan në tremujorin e dytë të vitit 2020. Shtrëngimi i tyre u arrit nëpërmjet kushtëzimeve më të larta në marrëveshjet e kredisë, reduktimit të madhësisë së kredisë dhe shtimit të lehtë të marzheve mbi kreditë me rrezik.

Shtrëngimi i kushteve dhe termave të kreditimit për individët u diktua nga perceptimi për rrezik të shtuar nga ana e bankave, si edhe nga një tolerancë më e ulët ndaj rrezikut.

Kërkesa e individëve për kredi u perceptua me rënie të theksuar edhe në tremujorin e dytë të vitit, si për kredinë konsumatore, ashtu edhe për financimin e blerjes së banesave. Në tremujorin e tretë të vitit 2020,kërkesa për kredi e individëve pritet të rritet disi, e përqendruar vetëm në kreditë konsumatore, shkruan Monitor.

Sipas gjykimit të bankave, pothuajse të gjithë faktorët që ndikojnë kërkesën për kredi të individëve kanë qenë në kahun negativ në tremujorin e dytë të vitit. Kështu, nevojat më të ulëta në financimin e blerjes së  banesave  dhe  të  konsumit,  përdorimi  më  i  lartë  i  burimeve  të  brendshme  të  financimit,  shtimi  i kredive në bankat dhe institucionet e tjera financiare jobanka, zhvillimet aktuale dhe të pritura në tregun e banesave, si edhe rënia e besimit konsumator sollën reduktimi ne theksuar të kërkesës për kredi në tremujorin  e dytë të  vitit. Po  ashtu, bankat kanë  vlerësuar se  në  tremujorin  e  dytë  të  vitit  rënia  e  të

8 ardhurave dhe pasiguria financiare për të ardhmen, të shkaktuara nga zgjatja e periudhës së pandemisë, ishte një prej faktorëve kryesorë që solli rënien e kërkesës për kredi. I vetmi faktor që vlerësohet të ketë shtuar  kërkesën  për  kredi  nga  ana  e  individëve  është  raportuar  rifinancimi/ristrukturimi  i  borxhit ekzistues.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Qëlloi me armë zjarri në Tiranë, identifikohet autori

Policia ka bërë të mundur identifikimin e një personi të dyshuar i cili dyshohet se ka qëlluar me armë...

Aktori 94-vjeçar Clint Eastwood po përgatitet për filmin e tij të radhës

Aktori dhe regjisori legjendar Clint Eastwood, pavarësisht 94 viteve të tij, duket se nuk dorëzohet. Sipas informacioneve ekskluzive nga World of Reel, ai është...

Popullsia e Gazës ka rënë me 6 përqind që nga fillimi i luftës

Popullsia e Gazës ka rënë me 6 për qind që nga fillimi i luftës me Izraelin gati 15 muaj më parë, pasi rreth 100,000...

David dhe Victoria Beckham urojnë Vitin e ri 2025 me një puthje

David dhe Victoria Beckham e kanë pritur vitin e ri me një puthje në Instagram. Ish-futbollisti i njohur ka shpërndarë disa foto familjare në...

Apple ofron zbritje për iPhone në Kinë pas intensifikimit të konkurrencës

Gjiganti amerikan Apple është duke ofruar zbritje të rralla, deri në 68 dollarë, në modelet e reja të telefonave të mençur iPhone në Kinë,...

Lajme të tjera

Web TV