Pavarësia e Belgjikës/Meta: Mirënjohës për ndihmën që na jepni për anëtarësimin në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetin social ka shprehur përzemërsisht Belgjikën në ditën e pavarësisë, duke thënë se Shqipëria dhe shteti belg kanë marrëdhënie miqësore dhe bashkpunuese tepër të ngushtë.

Më tej Meta shkruan se u tregua mirënjohës për mbështetjen që Belgjika ka dhënë për rrugën që po bën Shqipëria në lidhje me anëtarësimin në BE.

Postimi i plotë

“Madhëria Juaj, Mbreti Philippe

Më lejoni që me rastin e Ditës Kombëtare të Belgjikës të shpreh, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të përzemërta për Ju dhe për qytetarët e Belgjikës.

Kam kënaqësinë të shpreh vlerësimin tim për marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë midis Shqipërisë dhe Belgjikës. Kjo më bën optimist për një të ardhme të shkëlqyer të bashkëpunimit midis dy vendeve tona.

Një urë lidhëse e qëndrueshme në këto marrëdhënie është edhe komuniteti shqiptar në Belgjikë. Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen edhe për mbështetjen dhe mundësitë që Belgjika i ka krijuar këtij komuniteti për të ruajtur identitetin kombëtar, si dhe për t’u integruar dhe dhënë kontributin e tij në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve miqësore, kulturore e ekonomike midis dy vendeve.

Shfrytëzoj këtë rast për të shprehur mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë për integrimin në strukturat euroatlantike. Mbështetja në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian, është e një rëndësie shumë të veçantë për vendin tim. Ne jemi të vendosur për të plotësuar të gjitha kriteret që do të na mundësojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit në një kohë sa më të afërt.

Duke Ju përcjellë edhe një herë urimet më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj dhe për zhvillimin e gjithanshëm të Belgjikës, Ju lutem Madhëri, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”-shkruan Meta.

Lexo edhe :  Zaçaj: Zbatimi i vendimeve të Kushtetueses detyrim për të gjitha institucionet

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Xhorxhina Kavendesh apo Diana Spencer, një histori britanike për dy gra të fuqishme

Nga Leonard Veizi   Dukesha Xhorxhinë dhe Princesha Diana. Këto dy gra, të ndara nga shekujt, kanë pasur jetë të ngjashme,...

AKULL DHE LIBRA DHE STATUJA, POR DHE DISHEPUJ TË (PA)RREZIKSHËM…

Nga Visar Zhiti Ditë e ftohtë, akull shkurti… që thyhet si kujtesa… E nisa me “Kalendarin e Poezisë”, atë që bën miku im i burgut...

Kush është Friedrich Merz, njeriu që pritet të bëhet kancelar i Gjermanisë?

Friedrich Merz, i cili është në rrugë për t'u bërë kancelari i 10-të i Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore, pas zgjedhjeve kombëtare, ka...

Berisha: Lajme të hidhura për Ramën, Mc Gonigal po kthehet

Ish kryeministri Sali Berisha i ka kthyer sytë nga Amerika duke e parë si mbështetjen më të fortë për tu kthyer në pushtet. Duket...

Rama “kritik” me SHBA-në, mungesa e Ukrainës në negociata, e padrejtë

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka komentuar bisedën me presidentin ukainas Zelensky, ndërsa theksoi se BE duhet të jetë unike në qëndrimet e...

Lajme të tjera

Web TV