Pukë, kandidon i vetëm për kryetar PS-je, po s’merr votat e shokëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste nuk heq dorë nga shakatë me veten në proces zgjedhor. Historia më e fundit vjen nga Puka ku kryetari i saj kandidon u vetëm prapë për të njëjtin post por nuk fiton.

Me sa duket kësaj here nuk ka patur vullnetarë për të mbushur kutitë me vota siç ndodhi me procesin e zgjedhjeve për pushtet lokal.

Sipas të dhënave bëhet me dije se ditën e djeshme janë zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e Partisë Socialiste në Pukë. Por duket se në këtë qytet, edhe pse në garë ishte i vetëm kreu i deritanishëm, Marash Kolaj, nuk ka një fitues.

Kolaj i cili drejton PS-në e Pukës, prej dy mandatesh duket se nuk arriti të marrë shumicën e votave në zgjedhjet e kësaj të shtunë, teksa ka humbur me një diference të ngushtë postin që e mbante prej 8 vitesh. Kolaj duhet të merrte 50% të votave që të shpallej fitues.

Procesi zgjedhor i cili u monitorua nga i deleguari i PS në qendër Alfred Peza duket se do të sjelle në PS-në e Pukës komandimin e një prej anëtarëve të kryesisë deri në zgjedhjet e reja. /Fjala.al/

Të fundit

Arrestime për incidentin në Novi Sad në Serbi, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Serbi do të mblidhet të shtunën në mesditë pas arrestimit të 11 personave –...

Ambasada Amerikane njofton për vizat: Kalimi i afatit mund të ndikojë përgjithmonë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një njoftim lidhur me rëndësinë e përdorimit korrekt të vizave amerikane. Në postimin e saj në ‘Facebook’, Ambasada thekson...

1990 – Pushtimi i Kuvajtit nga Iraku dhe fillimi i Luftës së Gjirit

Mëngjesin e hershëm të 2 gushtit 1990, forcat e armatosura të Republikës së Irakut, të udhëhequra nga Saddam Husseini, pushtuan shtetin fqinj Kuvajt, një...

Rruga e Dukagjinit, Rama publikon pamjet nga punimet: Ndër segmentet më të rëndësishme

“Rruga e Dukagjinit apo aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj, është një ndër segmentet me të rëndësishme të veriut të vendit, që lidh Shkodrën me Lekbibaj në Tropojë...

Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, masa dhe gjoba për shkelësit

Në një vend ku bashkëjetesa në pallate shpesh ka qenë burim konfliktesh, mungesë mirëkuptimi e mbi të gjitha paqartësish ligjore, qeveria ka hedhur një...

Lajme të tjera

Web TV