Kujdes me email-et, ja sesi iu vodhën 90 mijë euro biznesmenit shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre ditë më parë SHBA urdhëroi mbylljen e konsullatës kineze në Hjuston. Menjëherë pas këtij veprimi, Kina i është kundërpërgjigjur “dhëmbë për dhëmbë” SHBA-ve, duke

Policia e Shtetit ka zbuluar skemën e vjedhjes që i është bërë një biznesmeni në Tiranë, i cili kryente blerje online dhe përmes email-it, i kanë ndryshuar faturën duke përvetësuar 89550 euro.

Njësia për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit zbardh skemën e mashtrimit dhe identifikon autorin pas rreth një muaji hetimesh.

Autori mësohet se është një shtetas i huaj që nuk jeton në Shqipëri. Policia tregoi se ky shtetas ka hapur llogari bankare jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me të cilën përfitonte fonde nga vende të ndryshme të botës nëpërmjet skemave të mashtrimit kibernetik.

POLICIA E SHTETIT

Kryente blerje online, i ndërhynë në e-mail duke i ndryshuar faturën dhe i përvetësojnë 89550 euro, biznesmeni bën kallëzim në Policinë e Shtetit.

Pas rreth një muaj hetimesh, Njësia për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit zbardh skemën e mashtrimit dhe identifikon autorin.

Njëkohësisht zbulon dhe bllokon edhe llogarinë me shumën 89550 euro, të cilat autori i kishte depozituar pasi i kishte përfituar nëpërmjet mashtrimit.

Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale, në qershor 2020 ka marrë kallëzim nga një shtetas shqiptar (biznesmen), pasi persona të paidentifikuar, nëpërmjet një skeme mashtruese, bazuar në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, kishin krijuar adresa të rreme elektronike, të ndërtuara me qëllimin për të mashtruar viktimat dhe për të devijuar transfertën e parave.

Kallëzuesit në fjalë, në bazë të kësaj skeme, duke i ndërhyrë në e-mail dhe duke i marrë të dhënat, i kanë shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 89550 euro.
Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pasi mori kallëzimin, menjëherë bëri referimin e materialeve në Prokurori, për veprën penale “Mashtrimi Kompjuterik” dhe vijoi intensivisht punën hetimore.

Lexo edhe :  Ç’po ndodh në Astir?/ RENEA dhe FNSH rrethojnë pallatin

Në vazhdimësi të punës së shpejtë hetimore dhe procedurale u bë e mundur zbardhja e skemës së mashtrimit, identifikimi i autorit, i cili është një shtetas i huaj që nuk jeton në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe zbulimi dhe bllokimi i llogarisë së tij.

Policia, në bashkëpunim me një bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, bëri të mundur bllokimin e shumës 89550 euro, e cila ishte transferuar në një llogari jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se ky shtetas i huaj ka hapur llogari bankare jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me të cilën përfitonte fonde nga vende të ndryshme të botës nëpërmjet skemave të mashtrimit kibernetik.

Aktualisht po vazhdojnë hetimet procedurale për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale përsa i përket këtij rasti, si dhe për vendosjen përpara përgjegjësisë penale të çdo personi të implikuar në këtë vepër penale.

Theksojmë faktin se për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të tregohen të kujdesshëm gjatë komunikimeve që kanë në rrjetet sociale, postë elektronike etj, si dhe ndaj çdo veprimtarie online dhe për çdo dyshim që mund të kenë të adresohen pranë Policisë së Shtetit, duke iu garantuar një reagim të shpejtë e profesional në hetimin e këtyre rasteve nga Njësia e Hetimit të Krimeve Kibernetike.

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Dëme kolosale/ Të burgosurit angazhohen në shuarjen e zjarreve në Los Angeles

Shumë prej zjarrfikësve që punojnë gjatë gjithë kohës për të luftuar zjarret e mëdha në Los Angeles janë të...

Virozat e stinës/ Mjekja: Situata në terren shqetësuese!

Mjekja pediatre Valbona Shahinaj, e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 tha se jemi në kohë viroze. Shahinaj theksoi se situata në...

Trump konsideron Groenlandën si “domosdoshmëri absolute”, Danimarka propozon bisedime

Danimarka i ka dërguar një mesazh privat ekipit të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, duke shprehur gatishmërinë për të diskutuar mbi rritjen...

Përplasen dy tramvaj në Strasburg, dhjetëra të plagosur

Të paktën 30 persona janë lënduar pasi dy tramvaj u përplasën në një aksident të tmerrshëm në Francë. Një operacion i madh shpëtimi është duke...

Zgjedhjet në Gjermani, Olaf Scholz zyrtarisht kandidat i socialdemokratëve për kancelar

Kongresi i partisë SPD në Berlin ka emëruar Olaf Scholz si kandidatin e saj për kancelar në zgjedhjet e ardhshme federale në fund të...

Lajme të tjera

Web TV