Tehran/Arrestohet për disa orë ambasadori britanik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tehrani nuk iu ‘ndahet’ problemeve që krijon vetë. Ta kanë urdhëruar lëshimin e një urdhër-arresti për përfaqësuesin diplomatik britanik në vendin e tyre. Por ky akt ka nxitur një përplasje të madhe mes dy shteteve. Kështu Ministria e Jashtme e Britanisë tha ditën e djeshme se ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tehran është arrestuar për pak kohë nga autoritetet iraniane, ndërsa e cilësoi këtë veprim si “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar”.

Më herët gjatë së shtunës, agjencia e lajmeve me seli në Tehran ‘Tasnim’ raportoi se ambasadori britanik, Rob Macaire, është arrestuar përballë Universitetit’ Amir Kabir’, për nxitje të protestave kundër qeverisë.

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab tha se “arrestimi i ambasadorit në Tehran pa asnjë bazë dhe asnjë shpjegim, është shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar”.

“Qeveria iraniane është në një udhëkryq”- tha sekretari Raab. “Ajo mund të vazhdojë ecjen e saj drejt statusit të të përjashtuarit me gjithë izolimin politik dhe ekonomik që kjo sjell me vete, ose të ndërmarrë hapa për të ulur tensionet dhe të angazhohet në një rrugë diplomatike përpara”, tha ai në një komunikatë të lëshuar nga zyra e tij.

Ambasadori u arrestuan në momentin kur një grup protestuesish u mblodh në Tehran duke shprehur zemërimin ndaj qeverisë iraniane e cila mëngjesin e së shtunës pranoi fajësinë për rrëzimin e aeroplanit ukrainas që shkaktoi vdekjen e 176 personave. /Fjala.al/

Të fundit

Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat

Një variant i ri i Covid që tashmë po zëvendëson Nimbus po përhapet gjithnjë e më shumë në Europë....

“Enveri i ra tavolinës me grusht”, ish-ministri Lufter Xhuveli: Ma mbajti dorën gjatë

Këtë javë i ftuar në “E Diell”, ish-Ministri dhe agronomi i njohur, Lufter Xhuveli, ka bërë një rrëfim të rrallë. Ai ka rrëfyer për jetën...

Shpërthimi i Tunguskës, simboli i një misteri kozmik

30 qershor 1908 Në agimin e një dite të zakonshme vere, më 30 qershor 1908, qielli mbi Siberinë lindore u çel befas nga një dritë...

Ministri i Jashtëm gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron që Ukraina të dorëzohet. Kështu u shpreh kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul, gjatë vizitës në Kiev, teksa Rusia javët...

“Skena post-apokaliptike” në Gaza, mjekët përballen me dhunën mes luftës së bandave

Situata në Rripin e Gazës ka hyrë në një fazë të re kaosi dhe dhune, ku përplasjet mes grupeve të armatosura, milicive lokale dhe...

Lajme të tjera

Web TV