Bylykbashi: Listat dhe koalicionet, teknikisht të zgjidhshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ideja se listat e hapura nuk mund të funksionojnë me koalicionet parazgjedhore cilësohet si gënjeshtër nga opozita jashtëparlamentare.

Sipas Oerd Bylykbashit, koalicionet dhe listat e hapura funksionojnë pa asnjë problem me njëra-tjetrën dhe se është vetëm çështje e hartimit të fletës së votimit.

“Kjo është një nga gënjeshtrat e Edi Ramës në gjithë këtë përpjekje. Koalicionet dhe listat e hapura funksionojnë pa asnjë problem me njëra – tjetrën. Koalicioni që përdorim sot është një formë liste hapur për partinë. Zgjedhësi përcakton me votën e tij. Është e njëjta gjë që po përpiqemi të bëjmë me këtë propozim që me listat e hapura zgjedhësit të përcaktojnë se sa vlen secili kandidat.
Rama përpiqet të bëjë të kundërtën që t’u heqë mundësinë zgjedhësve të përcaktojnë se sa është e fortë një parti. Zgjedhësit ka mundësi të votojë e caktojë partinë dhe në të njëjtën fletë votimi cili është kandidati i asaj partie.
Çdo parti e koalicionit del me emër të veçantë dhe vota që hidhet përcaktohet për cilën parti shkon dhe zgjedhësi zgjedh kandidatin.
Rama në padijen e tij por edhe qëllimi ne tij tinëzar përdor këtë lidhje logjike me një qëllim për të hequr koalicionet. Teknikisht janë të zgjidhshme është vetëm çështje e hartimit të fletës së votimit”, deklaroi Bylykbashi në konferencën për mediat./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Açka ironizon kolegët në PD: Janë vënë në radhë po shajnë SPAK

Deputetja demokrate Flutura Açka, ka ironizuar kolegët e saj në Partinë Demokratike, për të cilët thotë se janë vënë...

Pet Shop Boys, gjenia e pazakontë e Jack Bond dhe Jane Arden

nga Andrew Pulver Vdekja e Jack Bond në dhjetor të vitit të kaluar shënoi fundin e një kapitulli të jashtëzakonshëm – dhe çuditërisht të...

Thatësirë rekord në Europë këtë verë, ja shtetet më të prekura

Muajin e kaluar u regjistrua një thatësirë rekord në Europë dhe në hapësirën e Mesdheut. Më shumë se gjysma e tokës në vendet europiane, kryesisht...

Arrestime për incidentin në Novi Sad në Serbi, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Serbi do të mblidhet të shtunën në mesditë pas arrestimit të 11 personave – përfshirë një ish-ministër – një...

Ambasada Amerikane njofton për vizat: Kalimi i afatit mund të ndikojë përgjithmonë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një njoftim lidhur me rëndësinë e përdorimit korrekt të vizave amerikane. Në postimin e saj në ‘Facebook’, Ambasada thekson...

Lajme të tjera

Web TV