Nuk zbatuan urdhrin e ndalimit të muzikës, Policia gjobit me nga 10 milion lekë pronarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre pronarë baresh në Sarandë dhe Vlorë kanë marrë gjobë prej 10 milionë lekë secili pasi nuk i janë bindur bindur urdhrit për ndalimin e muzikës pas orës 20.00 të mbrëmjes.

Sipas njoftimit, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar dy bar-restorante në Vlorë dhe një lokal në Sarandë që vazhdonin të ushtronin aktivitet me muzikë pas orës 20:00, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Njoftimi i plotë:

Policia ka ndëshkuar me nga 1 milion lekë gjobë, administratorët e tre lokaleve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar dy bar-restorante në Vlorë dhe një lokal në Sarandë që vazhdonin të ushtronin aktivitet me muzikë pas orës 20:00, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për secilin nga këto subjekte, me administratorë shtetasit G. L., K. N. dhe F. M., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Vlorës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

“Klub frikacak!” Tifozët nuk ia falin Bayernit që shiti Coman

Bayern po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet...

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit qershor, Banka e Shqipërisë thotë...

Besniku i Putin bën deklaratën e papritur: Do të ketë paqe me Ukrainën

“Besniku” i presidentit rus dhe kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF) , Kirill Dimitriev , shprehu besim se takimi kokë më kokë...

Vazhdojnë zjarret në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të jetë aktive edhe këtë të...

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali Berisha deklaroi se do të...

Lajme të tjera

Web TV