Juventusi, “kampione” e Italisë për të 9-tin vit radhazi dhe për herë të 36-të në histori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka vonuar pak, teksa mund të ishte mbyllur si çështje prej disa javësh, por më në fund është zyrtare. Juventusi është shpallur matematikisht të dielën në mbrëmje vonë, për të 9-in vit radhazi dhe për herë të 36-të në histori, “kampion i Italisë” në futboll. Skuadra e drejtuar nga trajneri Mauricio Sarri mposhti me rezultatin 2-0 Sampdorian duke e çuar diferencën nga Interi i vendit të dytë në 7 pikë.

Me dy ndeshje të mbetura, bardhezinjtë sigurojnë kështu titullin e 9-të “kampion” radhazi, ndërsa heronjtë e triumfit të së dielës ishin Kristiano Ronaldo dhe Bernadeski, të cilët ishin autorë të golave. Madje ylli portugez i torinezëve pati mundësinë të realizonte një dygolësh, por gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke e dërguar topin mbi shtyllën horizontale të portës së gjenovezëve.

Ky është titulli i parë “kampion” që Mauricio Sarri fiton në karrierë si trajner. Ndërkaq, portugezi i Juventusit, Kristiano Ronaldo ka ende mundësi të fitojë çmimin e “Këpucës së Artë” të Serisë A, por edhe të mbarë Evropës, pasi ka realizuar 31 gola dhe ka dy ndeshje në dispozicion për të kaluar Çiro Imobilen dhe Robert Levandovskin, të cilët kanë realizuar 34 gola secili.

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV