LAJM I FUNDIT/ Humb jetën mësuesi 39-vjeçar te Infektivi

Mësuesi i matematikës në Medresenë e Shkodrës Gazjon Rusi ndërron jetë nga Covid-19.

Prej disa ditësh mësuesi 39 vjeçar, dhe babai i tre vajzave ishte në gjendje të rëndë në spitalin Shefqet Ndroqi, ndërsa për kurimin e tij ishin hapur disa donacione që ai të dërgohej në Turqi.

Ditët e fundit ka patur një rritje të vazhdueshme të të vdekurve nga koronavirusi në Shqipëri, ndërkohë që Ministria e Shëndetësië vazhdon të bëjë thirrje për mbajtjen e maskës dhe respektimin e masave të distancimit fizik.Ka.Li/fjala.al