Mjekja e Infektivit: Një rrëfim nga brenda “zonës së kuqe”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekja infeksioniste, Entela Kolovani, të cilën e gjejmë çdo ditë në vijën e parë të përballjes me COVID-19 në Spitalin Infektiv, në një intervistë për gazetën “Fjala” tregon çfarë po ndodh brenda “zonës së kuqe”. Kolovani thekson se grupmosha e pacientëve të shtruar është mbi 14 vjeç.  Ajo sqaron cilat janë fazat e sëmundjes dhe pasojat e saj në sistemin imunitar.  Bilanci i vdekjeve vijon të rritet çdo ditë. Gjatë 24 orëve 6 humbje jete dhe 117 raste të reja. Historia e mësuesit nga Shkodra që humbi betejën me sëmundjen, pavarësisht se nxënësit dhe miqtë mblodhën para për ta dërguar në Turqi. “Ti nuk ke pirë një aspirinë”, dedikimi i Elisa Spiropalit për shoferin e saj, që vdiq dje nga koronavirusi.

 

 Nga Ina Allkanjari

“Pacientët tanë janë të hospitalizuar në katër pavijone dhe dy njësi shërbimi intensive, janë të grupmoshave të ndryshme mbi 14 vjeç, ku pjesa më e madhe e tyre paraqesin sëmundje me simptoma mesatare dhe të rënda”. Kështu u shpreh në një intervistë për gazetën “Fjala”, mjekja infeksioniste, Entela Kolovani, teksa tregon situatën brenda “zonës së kuqe” në spitalin Covid 1.

Ajo është çdo ditë në vijën e parë të përballjes me COVID-19, në Spitalin Infektiv, e palodhur në shërbim të pacientëve të prekur nga virusi i rrezikshëm.  E pyetur nëse ka pasur raste kur një pacient, i cili ka qenë i intubuar është stabilizuar dhe e ka mundur virusin, mjekja tregon se nuk  bëhet fjalë për ta mundur virusin, por pasojat shkatërrimtare që ai lë pas, nëse sistemi ynë imunitar nuk arrin ta vetëkufizojë dhe rekuperojë.

Në lidhje me mjekimin që përdoret ndaj personave të shtruar në spitalet Covid, Kolovani shprehet se trajtimi i përdorur është mjaft kompleks, bazuar në momentin klinik kur paraqitet pacienti, subjektit që ai përfaqëson, sëmundjeve shoqëruese dhe dëmtimit patogjenetik i cili, sipas mjekes, është i ndryshëm gjatë ecurisë së sëmundjes.

 

Ju, së bashku me mjekë të tjerë, qëndroni çdo ditë në vijën e parë, për t’iu ardhur në ndihmë rasteve të personave të infektuar me COVID-19, përballë këtij virusi i cili konsiderohet vdekjeprurës. Mund të na tregoni si paraqitet situata në Spitalin Infektiv?

 

Ne jemi një skuadër relativisht e vogël mjekësh infektologë dhe reanimatorë që jemi pranë të sëmurëve me COVID-19, por që po përballojmë një punë intensive, orë të tëra të ditëve tona, pa dallim fundjavash apo festash dhe që, pavarësisht lodhjes, stresit, djersitjes te shtrati i pacientit, na bën njekohësisht edhe krenarë që gjithë kontributin, vitet e gjata të shkollimit, eksperiencën në punë, njohuritë më të fundit shkencore dhe impenjimin profesional t’ia kushtojmë një situate të pangjashme me asgjë më parë, që po trondit jetët njerëzore në mbarë botën. Unë do ta quaja një sakrificë humane, një detyrë qytetare dhe një ndjenjë të fortë patriotizmi, për ta bërë këtë punë me nder dhe dinjitet, ashtu siç dinë të punojnë mjekët e apasionuar, që e duan profesionin e tyre.

Pacientët tanë janë të hospitalizuar në katër pavijone dhe dy njësi shërbimi intensive, janë të grupmoshave të ndryshme mbi 14 vjeç, ku pjesa më e madhe e tyre paraqesin sëmundje me simptoma mesatare dhe të rënda; pa dyshim kemi njësinë e urgjencës infektive e cila përballon me triazh të gjitha rastet që Urgjenca Kombëtare gjykon nga ana mjekësore se kanë nevojë për një shërbim dhe ndjekje spitalore, si dhe njësinë e imazherisë me të gjitha pajisjet si skaner, radiografi, echo të të gjitha organeve, përfshirë edhe atë kardiake. Në krye të punës sigurisht janë doktorë me “background” të konsoliduar, për t’u pasuar nga skuadrat e infermierëve, teknikëve, administratorëve, sanitarëve etj.

Lexo edhe :  PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren

 

Për të gjithë qytetarët të cilët duan të dinë më shumë për situatën brenda “zonës së kuqe”. Çfarë ndodh kur një person shtrohet në spital me COVID-19, cilat janë fazat që mund të kalojë një qytetar prej virusit?

 

Pasi pacienti hyn në ambientet e urgjencës së shërbimit, ekzaminohet dhe hospitalizohet brenda disa orësh. Sëmundja ka disa faza klinike, të cilat mund të paraqiten të ndryshme në pacientë të ndryshëm. Prekja e shumë organeve me një gravitet të caktuar, kërkon ndërhyrje të matur mjekësore, atëherë kur është e nevojshme dhe me mjekimin e duhur patogjenetik.

Gjendja septike e ditëve të para mund të çojë deri në shok septik, prekja e mushkërisë mund të paraqitet në disa raste mjaft difuze dhe e çon pacientin në insuficiencë respiratore, prekja e koagulimit si në vena, ashtu edhe në arterie mund të çojë në tromboza të organeve jetësore, si zemra, truri dhe mushkëria. Sëmundja mund të bllokojë veshkat dhe mund të agravojë sëmundjet kronike nga të cilat vuan një pacient.

 

A ka pasur raste kur një pacient, i cili ka qenë i intubuar, është stabilizuar dhe e ka mundur virusin?

 

Intubimi apo ajo që ne e quajmë ventilimi invaziv, është një nga mënyrat e trajtimit të insuficiencës respiratore, sidomos kur situata agravohet mjaft. Dhe nuk bëhet fjalë për ta mundur virusin, por pasojat shkatërrimtare që ai lë pas, nëse sistemi ynë imunitar nuk arrin ta vetëkufizojë dhe rekuperojë.

 

Çfarë mjekimi përdoret ndaj personave të shtruar në spitalet Covid?

 

Trajtimi i përdorur është mjaft kompleks, bazuar në momentin klinik kur paraqitet pacienti, subjektit që ai përfaqëson, sëmundjeve shoqëruese dhe dëmtimit patogjenetik i cili është i ndryshëm gjatë ecurisë së sëmundjes. Kjo është edhe arsyeja madhore pse specialistët janë në plan të parë të mjekimit të sëmundjes, për të mos ua lënë këtë mjekim të studiuar hap pas hapi dhe muajsh të tërë eksperience me pacientët dhe leximesh të literaturave shkencore, improvizimeve të momentit, recetave të lëshuara andej-këtej, në mënyrë që, pavarësisht ecurisë që mund të bëjë sëmundja, të mos bëhen gabime shkencore në trajtimin e saj.

 

Sa e vështirë është puna e një mjeku në situata të tilla pandemie?

 

Nisur nga përshkrimet e mësipërme, është e kuptueshme të gjykohet sa intensive dhe impenjuese është puna e mjekëve tanë në këto momente, siç ka brenda saj përgjegjësinë e madhe për jetën e pacientit, pagjumësinë, lodhjen te koka e tij duke i shërbyer, rrezikun për t’u infektuar nga procedurat që lëshojnë aerosole, depresionin, lotët kur humbet një jetë, forcën dhe gëzimin kur e fiton atë, solidarizimin për të ndarë bashkë orë pa fund në mungesë të familjeve.

 

Cila është këshilla juaj për qytetarët?

 

Bashkëqytetarët tanë duhet më në fund t’i njohin dhe mirëkuptojnë doktorët e tyre, sakrificat humane dhe vetëmohimin, ashtu siç duhet të ndërgjegjësohen që ka mënyra të sjelli, qoftë edhe mjaft të thjeshta, edhe të përditshmërisë, që shpëtojnë jetë! Prandaj duhet të jemi bashkë, për të mbrojtur e shpëtuar sa më shumë jetë! /Ra.My.Fjala.al/

 

 

 

 

 

Të fundit

Grossi: Në Siri kemi gjetur gjurmë të uraniumit, pjesë e një programi bërthamor

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Mariano Grossi ka bërë të ditur se inspektorët e...

“Flori do rikthehet me koncert”, gazetari tregon se çfarë po ndodh me këngëtarin

Pavarësisht mungesës së gjatë, Florian Mumajesi do të rikthehet në skenën e artit shumë shpejt, madje me një koncert. Kështu tha në “Dita jonë”...

Zemërimi i Trump: Kina, Rusia dhe Koreja komplotojnë kundër Amerikës

Amerika reagon me zemërim dhe zhgënjim kundër rendit të ri të shpallur nga Kina dhe Rusia. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përmes...

PS mbledh Asamblenë Kombëtare më 11 shtator, zbardhet axhenda

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare më 11 shtator, në orën 09:30 minuta. Në Asamble do të strukturoret kabineti i ri qeveritar, i cili...

Rama: Vjedhja e ujit penalizohet me heqje lirie, krijohet “task forca” në nivel kombëtar

Kryeministri Rama: Çfarë po bëjmë me këtë fazë të dytë është të garantojmë në shërbimin me ujë suksesin që garantuam suksesin me shërbimin me energjinë...

Lajme të tjera

Web TV